05:27 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Meksikë, gazetarja e rrëmbyer dhe kërcënuar rikthehet në detyrë

19:27 | 03/12/2023
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meksikë, gazetarja e rrëmbyer dhe kërcënuar rikthehet në detyrë

Gazetarja meksikane Maria Teresa Montaño u ka mbijetuar kërcënimeve me vdekje dhe një rrëmbimi. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Cristina Caicedo Smit nga Toluca në Meksikë, gazetarja nuk pranon të heqë dorë nga detyra e saj për të hetuar mbi korrupsionin dhe keqbërjen. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e ka nderuar atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit

Këmbëngulja, kjo është fjala që përdor Maria Teresa Montanos kur u pyet se pse ajo ende vazhdon të punojë si gazetare investigative në Meksikë.

“Pavarësisht rreziqeve gjatë viteve të fundit, jam kthyer për të përfunduar misionin tim”, thotë për Zërin e Amerikës gazetarja María Teresa Montaño.

Me një eksperiencë 30-vjeçare, gazetarja mbulon çështjet e korrupsionit, qeverinë lokale dhe politikën për faqen e saj të lajmeve “The Observer” në qytetin Toluca. Por shkrimet e saj nuk mirëpriten nga të gjithë. Në gusht të vitit 2021 ajo u rrëmbye nga tre burra të armatosur.

Sulmuesit e kërcënuan gazetaren për tre orë, e detyruan të tërhiqte para në disa bankomat dhe i morën të gjitha pajisjet e saj. Ajo thotë se sulmuesit e paralajmëruan që të mos e raportonte rrëmbimin.

“M’u desh që të largohesha nga vendi sepse më kërcënuan se do të më vrisnin”, tregon ajo për Zërin e Amerikës.

Në Meksikë rrëmbimi i gazetarëve është bërë diçka e zakonshme. Në muajin nëntor tre gazetarë u rrëmbyen në shtetin Guerro dhe u mbajtën për disa ditë.

Një nga vendet më të rrezikshme në botë për gazetarët, Meksika regjistroi mbi 12 të vrarë nga radhët e shtypit vetëm gjatë vitit 2022, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, shkurtimisht CPJ.

“Vazhdojmë të shohim zyrtarë publikë që nuk e respektojnë lirinë e shtypit në vend. Në Meksikë, grupet e krimit të organizuar janë të gatshme të përdorin dhunë ekstreme për të mbrojtur interesat e tyre dhe për ta, gazetarët janë një objektiv legjitim”, thotë Jan-Albert Hootsen me Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Mungesa e drejtësisë i rrit rreziqet, thotë ai.

“Në Meksikë nuk ka asnjë të dënuar për më shumë se 95% të krimeve kundër gazetarëve, sipas të dhënave që kemi regjistruar”.

Rrëmbimi i gazetares Montano ende mbetet pa përgjigje edhe pse ajo e bëri denoncimin tek zyrtarët e shtetit dhe zyra e posaçme për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe gazetarëve, të cilët i caktuan një truproje, për të paktën gjatë kohës në qytetin Toluca. Por gazetarja thotë se është e shqetësuar pavarësisht rojës për ta mbrojtur atë.

Pas rrëmbimit ajo i largoi fëmijët e saj nga Toluca dhe u largua nga Meksika për pak kohë.

“Më kapi një depresion i thellë dhe nuk mund të vazhdoja më. Kisha momente aq të rënda sa nuk mund të ngrihesha nga shtrati”.

Por ndjenja e profesionit dhe faqja e saj e re e lajmeve dhe verifikimit të fakteve, “The Observer” bënë që ajo ta merrte veten.

“Pas rrëmbimit, mendova se gazetaria kishte marr fund për mua, por pastaj e kuptova se ishte një thirrje. Shumë gjëra më prisnin. Një portal lajmesh dhe një ekip që prisnin kthimin tim dhe më duhej të kthehesha. Doja të kthehesha për të përfunduar atë që kisha filluar”.

Një tjetër motivim, përkushtimi i saj ndaj së vërtetës.

“Është e nevojshme të inkurajohet një shtyp i lirë që i bën publike çështjet që kanë rëndësi. Devijimin e politikanëve, çfarë gabimesh bëjnë dhe kush janë ata, në mënyrë që njerëzit të marrin vendimet e duhura”.

Disa javë më parë, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve e nderoi atë me Çmimin Ndërkombëtar për Lirinë e Shtypit me motivacionin për raportimin e saj të guximshëm./ VOA

Pas

VOA: Gjirokastër, nxitet ruajtja e mjeshtërive të gurit

Para

Vullnetarët ndihmojnë në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje

Para
Vullnetarët ndihmojnë në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje

Vullnetarët ndihmojnë në zbukurimin e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje

Discussion about this post

 



Të Fundit

Numërohen 10% e kutive të votimit në të gjithë vendin, PS kryeson me 82 mandate, PD 50 mandate. PSD forcë e tretë politike

PS kryeson në Gjirokastër pas numërimit të 61 kutive nga 198

PS kryeson në Durrës me mbi 1200 vota ndaj PD, nga 20 kuti të numëruara

Numërohen 46 kuti në Vlorë, PS kryeson me 5286 vota

Numërohen 23 kuti nga 245 në Lezhë, ja si paraqitet rezultati

Kukës/PD në avantazh ndaj PS, pas numërimit të 26 nga 139 kutive

Berat/Pas numërimit të 35 nga 275 kuti, PS kryeson me rreth 2000 vota më shumë se PD

PD në avantazh në Shkodër/Kryeson me rreth 400 vota pas numërimit të 29 kutive nga 405 gjithsej

Hapen 30 kuti nga 508 në total në Elbasan, sërish PS kryeson

PS kryeson në Vlorë pas numërimit të 41 kutive të para: 4,693 vota deri tani

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.