Ditën e some, Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka lënë “Shtëpinë e Bardhë” për të vijuar jetesën në “Trump Tower” në New York.
“Zonja e parë ju falënderon të gjithëve për mbështetjen dhe mikpritjen e bukur në Uashington. Ajo është kthyer në New York për shkak të fillimit të shkollës së djalit dhe do të ndajë kohën e saj në mes Washingtonit dhe New Yorkut në javët e ardhshme”, ka thënë zëdhënësja e saj.
Melania dhe djali i çiftit, Baroni 10 vjeçar, do t’i bashkohen Trumpit në Shtëpinë e Bardhë pasi ky i fundit të mbarojë shkollën.
Sipas zërave të shumtë në mediat amerikane, rolin e “Zonjës së Parë” me shumë gjasa do ta bëjë vajza e Donald Trump, Ivanka. (A.R/SHUPLAKA)