Në një video të fundit të publikuar në Twitter reperi amerikan T.I ka ngjallur mjaft polemika dhe komente. Bëhet fjalë për promon më të fundit të klipit të tij nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë, ku reperi duket i ulur në karrigen e Presidentit dhe para tij kërcen e zhveshur nudo Zonja e Parë.
Pavarësisht se protagonistja nuk është në të vërtetë Melania Trump, por një modele shumë e ngjashme fizikisht me të , të shumta kanë qenë komentet për të, duke ngjallur edhe reagimin e Shtëpisë së Bardhë.
Stephanie Grisham, zëdhënësja e Zonjës së Parë, ka bërë thirrje për bojkot ndaj reperit amerikan.
“Si mund të pranohet kjo? E neveritshme, bojkotoni T.I. Ju pëlqen apo jo, ajo është Zonja e Parë dhe kjo është Shtëpia e Bardhë. Është mungesë respekti dhe e neveritshme ta portretizosh atë në këtë mënyrë thjeshtë për shkak të politikës. Këto lloj sulmesh vulgare vetëm se thellojnë më tej ndarjen dhe anësinë në vend, kjo duhet të ndalohet”, ka shkruar ajo në Twitter.
(J.D/Faxweb.al)