Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë Melania Trump, që pasi bëri një operacion në veshka nuk është shfaqur më në publik.
Kanë kaluar 20 ditë që kur Zonja e Parë është parë për herë të fundit në një dalje të saj mediatike. Ajo u shfaq me presidentin Trump kur ai priti në shtëpi 3 të burgosur amerikanë nga Koreja e Veriut.
Ajo ka vendosur të thyejë heshtjen nëpërmjet një statusi në Twitter. Zonja e parë e SHBA shprehet kështu përmes statusit në Twitter :
”E qetë dhe e sigurtë, jam me familjen time në Shtëpinë e Bardhë”, shkruajti Trump në Twitter. “Unë shoh mediat që punojnë jashtë orarit duke spekuluar ku jam dhe më kë jam”, shkroi më tej ajo.
Tani mbetet për ta parë Melanin në daljen e saj të rradhës. Mesa duket zonjën e parë e kanë shqetësuar spekulimet mediatike lidhur me raportin e saj me presidentin amerikan.
(M.C/FAXWEB.AL)
Discussion about this post