Duket se Melanie Trump me çdo gjë që bën apo thotë kthehet në qëndër debate ose në lajm në të gjitha mediat e huaja.
Ajo ishte kundër bashkëshortit të saj Trump në politikat e tij të ashpra për emigrantët e paligjshëm ku një ndër to është edhe ndarja e tyre nga prindërit.
Melanie ka shkuar ti vizitojë në kamp këta fëmijë dhe i ka bërë një pyetje e cila ndezur rrjetin duke u konsideruar si gafë e madhe. Ajo i ka pyetur ata se a janë shoqëruar apo jo me njëri-tjetrin.
Kaq ka mjaftuar edhe një mori komentesh negative kanë ardhur në drejtim të saj. Problemi më i madh i atyre fëmijëve është të bashkohen me prindërit dhe të dinë se kur do të ndodh kjo janë shumica e komeneve që janë bërë në media të ndryshme.
Edhe disa ditë më parë ishte në qëndër të kritikave përsëri gjatë një takimi me fëmijët ku kishte veshur një xhaketë në të cilën shkruhej “Mua nuk më bëhet vonë po ty?”.
Por ka qenë vetë Presidenti Trump që në Tëitterin e tij ka shkruar se kjo ishte për të gjitha ata media që shkrujanë lajme të pavërteta në lidhje me Melanien.
Discussion about this post