Mjekja dermatologe Monika Fida, ishte e ftuar në “Natë me Xhaxiun” në Fax News ku foli për problemet qëiu shfaqen njerëzve në lidhje me lëkurën.
Sensibilizimi kryesor që mund të bëjmë, tha ajo, është mbrojtja nga ekspozimi në diell. “Nëse ekspozohemi në diell në mënyrë të zgjatur duhet të përdorim krem”.
Fida foli edhe veçanërisht për rastin e mundësisë së prekjes nga melanova për të cilën tha se vjen për shkak të diellit e cila të plak para kohe dhe mund të shkaktojë edhe sëmundje kancerogjene.
Si ta dallojmë një melanomën në trup? Dermatologia tha se na vijnë në ndihmë kontrollet laboratorike por duhet që të shkohet tek mjeku dermatolog për të marrë këshilla mjekësore.
“Faktor risku është edhe predispozita gjenetike. Kemi disa vende në europë që bëjnë kontrolle të detyrueshme njëherë në vit. Edhe në Shqipëri duhet që të paktën njëherë në vit qytetarët të bëjnë kontrolle mjekësore për të mësuar për sëmundjet nga të cilat mund të jenë prekur ose parandalimin e tyre. Melanoma ka një karakteristikë që nuk ulëret, nuk dhemb dhe personat e prekur nuk kanë asnjë ankesë subjektive, por që mund ti krijojë problem me kalimin e kohës. Melanoma në sipërfaq të lëkurës është lehtësisht e kurueshme por kur futet në thellësi të lëkurës situate bëhet më e vështirë”, tha ndër të tjera Fida.
Duke folur rreth hartimit të një regjistri kombëtar për trajtimin e melanomës, dermatologia tha: “Trajnimi i saj është e vështirë të bëhët përmes një regjistri kombëtar pasi ka një kosto dhe koordinimi i punës midis nënspecialiteteve përkatëse. Niveli i të prekurve është përafërsisht i njëjtë me vendet e tjera të rajonit.
Jemi në një moment që asnjë individ nuk duhet të vdesë nga melanoma, së pari duhet të mbrojnë veten dhe e dyta ne si dermatologë ti konstatojmë në kohën e duhur sepse edhe kostot bëhen më të vogla pasi ndikojnë në një farë mënyre në taksat e gjithë qytetarëve”.
(F.GJ/FAXWEB.AL)