Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka reaguar ditën e sotme pasi Parlamenti i Shqipërisë votoi gjatë seancës së ditës së sotme protokollin e bashkëpunimit me Shqipërinë lidhur me emigrantët.
“Kuvendi i Shqipërisë ratifikoi sot marrëveshjen e bashkëpunimit me Italinë kundër imigracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Faleminderit kryeministrit Edi Rama, institucioneve dhe popullit shqiptar për miqësinë dhe bashkëpunimin”- shkruan Meloni.
Discussion about this post