Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00, në aksin rrugorë Tepelenë – Fier, në vendin e quajtur “Kthesa e pompave”, afër fshatit Iliras, Memaliaj, shtetasi A.B, 31 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar motorin tip “Honda Hornet”, me targë TR 877 F, ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar në rrugë, ku për pasojë ka mbetur i dëmtuar.
Pasi mori mjekim në spital rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër është dërguar për në spitalin e traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, neni 290 i Kodit Penal.
(M.Q/Faxweb)