21:55 | 05/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Memet i marrë me sportivitet, kam mësuar si t’i përdorë në favorin tim”, Nard Ndoka: Kam menduar të largohem nga Shqipëria, por…

20:16 | 08/07/2023
në Aktualitet, Flash, Ka motor, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Memet i marrë me sportivitet, kam mësuar si t’i përdorë në favorin tim”, Nard Ndoka: Kam menduar të largohem nga Shqipëria, por…

I ftuar në puntatën e sotme të emisionit ‘Ka motor’ në Faxnews, ishte  ish-deputeti Nard Ndoka.

Gjatë intervistës me gazetaren Katerina Kule, Ndoka u ndal të fliste për shumë aspekte të jetës së tij, për të cilat edhe pse është shpeshherë në vëmendjen e publikut, flet rrallë.

Fillimisht, Ndoka u ndal të fliste për fëmijërinë dhe jetën e tij personale, teksa u shpreh se përveç se është baba i 4 fëmijëve dhe një person i angazhuar në jetën politike të vendit gjen gjithmonë kohë për pasionet e veta. Një ndër to ka qenë edhe libri, ku Ndoka u shpreh se që në fëmijëri ka marrë pjesë në klubet e librit dhe i pëlqente të lexonte libra jashtë kurrikulës shkollore.

Më tej ai ka folur edhe për jetën dhe përfshirjen e tij politike, teksa radhiti disa nga postet politike që ka mbajtur dhe çfarë ka mësuar prej tyre.

“Jam themeluesi i Partisë demokratike që në 1991, nuk më anëtarësoi askush, por jam unë ai që e anëtarësoi veten që në atë fillim. Kam dhënë një kontribut politik për disa vite, jam zgjedhur  në vitin ’91 Kryetar i Komiteteve Pluraliste në atë kohë, ky ka qenë edhe aktivizimi im i parë politik. Më tej jam emëruar sekretar bashkie, pastaj kam kandiduar si kryetar bashkie në ’96-n dhe kam fituar si kandidat i pavarura, kjo pasi patëm një përplasje edhe me PD asokohe. Mendoj se nëse  i shërben qytetarëve dhe ke një emër në politikë njerëzit të vlerësojnë”, tha Nodka.

Lidhur me faktin se nëse ka menduar ndonjëherë për tu larguar nga vendi, ai ka thënë se po, por që është i lumtur që ka qëndruar dhe ka dhënë kontributin e tij politik në vend.

“Të them të drejtën e kam menduar, nuk është se nuk e mendon njeri. Madje unë e kam menduar tamam në ’91 duke u nisur nga vështirësitë dhe pamundësitë që na ofronte jeta. Madje kam pyetur edhe dikë për pagat dhe standardet e jetës jashtë dhe nuk e harrojë kurrë shprehjen e tij, teksa më tha që na duhen vite. Atë moment e mendova, kjo edhe për të mirën e familjes dhe njerëzve të mi, por që nuk jam penduar që kam qëndruar”, u shpreh Ndoka.

Sakaq, mes të tjerash ai është ndalur edhe për një temë për të cilën njihet në publik, ajo e memeve dhe shprehjeve karakteristike të tij.

Ndoka tha se fillimisht edhe e ka bezdisur ky fakt, por që ka filluar ta kuptojë se si funksion bota e rrjeteve sociale dhe argëtimit dhe se tashme ky fakt nuk e shqetëson, përkundrazi ka filluar ta përdori në favorin e tij.

“Unë si natyrë i kam batuta dhe humorin gjithandej, humor bio Shkodre. Këto të shoqërojnë gjithandej, edhe në Parlament, shigjetimet apo batuta me kolegë apo kundërshtarë politikë. Më pas ka pasur njëfarë sulmi, baltë politike, por që i kam marrë me sportivitet dhe i kam përdorur në favorin tim. Nuk ka qenë e lehtë, kam marrë edhe eksperienca jashtë Shqipërisë se si ti kamuflojë këto batuta. Madje problemin ia kam shtruar një mikut tim italian, ku më kë këshilluar si ti përdor në përmirësimin e imazhit tim”, përfundoi ai.

Pas

Rama shkarkon Bledi Çuçin si Ministër të Brendshëm, postin do e marrë Taulant Balla

Para

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, autobusi përplaset me motoçikletën! 2 të plagosur

Para
Aksident në aksin Shkodër-Koplik, autobusi përplaset me motoçikletën! 2 të plagosur

Aksident në aksin Shkodër-Koplik, autobusi përplaset me motoçikletën! 2 të plagosur

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, përplasen dy automjete, lëndohen shoferët

Guterres dënon sulmin me dronë dhe raketa të Rusisë ndaj Ukrainës, bën thirrje për armëpushim

Presidentja Osmani pret në takim deputetët britanikë Martin Vickers dhe Paul Foster

Trump dërgon ndihma emergjente në Teksas pas përmbytjeve shkatërruese

Melania Trump shpreh ngushëllimet për të prekurit nga përmbytjet: Zemra ime është me ju!

Numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas shkon në 27, përfshirë 9 fëmijë

Përfundon seanca maratonë për “Bankers”, Gjykata e Fierit lë në burg 2 drejtuesit

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore duke u kthyer në rrezik për pushuesit, ndëshkohet me gjobë drejtuesi i skafit në Borsh

Përplasen 2 automjete në rrugën Sarandë-Delvinë, 4 të plagosur

Haxhimali: Ndërhyrja strategji e menduar, nuk preferoj kryemistër komunal

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.