Mançester Junajted ka nënshkruar marrëveshjen me ekipin e Lionit, për shitjen e Memfis Depaj për shumën e konsiderueshme prej 22 milionë stërlina.
Klubet si fillim kanë arritur një marrëveshje prej 16 milion stërlinash duke u bazuar nga fakti se ekipi franzec ndodhet në kualifikueset për Ligën e Kampionëve. Gjithashtu, djajtë e kuq kanë përfshirë brenda kontratës opsionin e riblerjes.
Holandezi u bashkua me Junajted-in nga Psv Eindhoven për 25 milion stërlina, që prezanton një humbje të vogël për djajtë e kuq, por 22-vjeçari dështoi të japë vlerat që ai kishte paraqitur tek ekipi holandez.
Depaj do t’i kryejë kontrollet mjekësore gjatë kësaj jave dhe ka firmosur një kontratë 4-vjeçare. Anglezët kishin refuzuar ofertat që ishin bërë më parë nga Lioni me shumat 9 milionë stërlina dhe pastaj 11.5 milionë stërlina. (K.P/Shuplaka)
Discussion about this post