Cristiano Ronaldo është shumë aktiv në rrjetet sociale. Pasi ngriti Champions League të shtunën në mbrëmje, ylli i Realit i dha “like” një fotoje ku ishte vetë protagonist.
Bëhet fjalë për një “meme” ku shihet Messi duke i dorëzuar Topin e Artë, ndërsa portugezi po feston këtë triumf.
Fotoja u publikua në Instagram nga një mik i Cristianos, Edgar Filipe Ferreira Caires, i cili ishte në Kardif për të parë finalen e madhe që Reali fitoi ndaj Juventusit.
Cristiano Ronaldo është favoriti kryesor për të fituar Topin e Artë, pasi ka qenë protagonist i suksesit të Realit në kampionatin spanjoll dhe Champions League, ndërkohë që ky është një vit pa Europian apo Botëror.
(E.K/SHUPLAKA)