Aktivisti dhe themeluesi i shoqërisë civile, Kastriot Frashëri ishte i ftuar në studion e lajmeve të Fax News nga ku foli për aktualitetin politik por edhe për çështje të cilat kanë hapur debate të gjera publike ditët e fundit.
Ai i kushtoi një hapësirë të gjerë qëndrimit të tij për ndërtimin e memorialit të të rënëve turq gjatë grushtit të shtetit të para 3 viteve, vendosur në parkun kryesor të kryeqytetit, ku tha se cënon identitetin kombëtar të shqiptarëve.
“Fakti që një vend edhe pse Shqipëria të paktën mendohet se ka marrëdhënie të mira, është një dëmtim i interesit të shqiptarëve. Unë me këtë rast bëj thirrje që autoritetet të hetojnë të gjitha marrëveshjet e fundit të firmosura të paktën 4 vitet e fundit, dhe ju do të shikoni që kemi të bëjmë me cënimin e sovranitetit dhe identitetit kombëtar.
Ne jemi një organizatë që nuk merremi me çështjet e brendshme të Shqipërisë, dhe vendosja e memorialit është një çështje e brendshme e Turqisë dhe nuk ka pse eksportohet këtu. Është një projekt që është quajtur “Dëshmorët e 15 Korrikut”, por unë si shtetas i Republikës së Shqipërisë nuk di që në datën 15 korrik të kemi disa dëshmorë që duhet të kenë memorial atje. Media duhet ti shikojë këto projekte të cilat çojnë drejt cënimit të identitetit kombëtar”, tha Frashëri.
Pyetjes se sa investon dhe sa e pranishme është Turqia në vendin tonë, Frashëri u përgjigj:
“Unë nuk kam informacione të detajuara. Unë mund të them se ka investime turke në Shqpëri por di të them gjithshtu se janë jo stabël, janë të dobëta dhe të errëta. Këta nuk paguajnë taksa në Shqipëri, kanë marrë para madje edhe nga bankat në vend si dhe i kanë mashtruar ato, kanë marrë kredi. Nuk është se kanë pasur ndonjë dashuri të madhe për Shqipërinë, duke marrë parasysh edhe të shkuarën”.
Ndërsa sa i përket investimeve dhe ligjshmërisë së tyre në kryeqytet, Frashëri tha: “Shumica e projekteve që prezanton kryebashkiaku i Tiranës dhe që duken si “bum” kur i prezanton lart e poshtë, nuk e përmbushin interesin publik. Bëj thirrje se ka ardhur koha që institucionet e zbatimit të ligjeve të fillojnë kontrollet në ligjshmërinë e projekteve. Ka një diferencë midis shtetit dhe qytetarit, pasi ky i fundit shkon në burg për lyerjen e një fasade, ndërsa qeveria dhe pushteti ndërton një memorial në mënyrë të paligjshme.
Rezulton që sot punëdhënësi më i madh në vend është shteti, fakti që në një ekonomi tregu nuk mund të jetë kapitali publik në dominim, kjo tregon një problem shumë të madh. Guvernatori gjithashtu sikurse për vjedhjen që ndodhi në Bankën e Shqipërisë para disa vitesh, edhe për këtë çështje vijon të hesht”.
Sa aktive është shoqëria civile në Shqipëri?
“Edhe pse jam themeluesi i saj, e kam të vështirë që të prononcohem për këtë temë. Mënyrën se si është qeverisur ky vend, dhe qëndrimi që ka për shoqërinë civile është për të ardhur keq. Kur ne nuk dalim, atëherë harrohet gjithçka, edhe kur dal unë me Sazan Gurin, janë krijuar dy shoqëri civili, njëra e kafeve, dhe tjetra jemi ne. Ata marrin paratë, dhe ne jemi në përballje me krimin, korrupsionin, servilizmin”.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/372105846810675/UzpfSTE1OTgwNjI2NDY4ODM5Mzk6MjQ5NjgwNTg0MzY3NjI3Nw/
(F.GJ/FAXWEB.AL)