07:28 | 31/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Memoriali turk/ Gjon Juncaj: Paguajmë me gjak shqiptar, dy përmendore nuk janë në park

19:48 | 12/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Memoriali turk/ Gjon Juncaj: Paguajmë me gjak shqiptar, dy përmendore nuk janë në park

Vendosja e memorialit turk te kodrat e liqenit në Tiranë ka qenë një nga vendimet që ka sjellë kundërshtitë më të mëdha dhe reagimet më të shumta gjatë kohëve të fundit, ndërkohë njëri prej tyre është edhe ai i bërë nga shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj, i njohur si ish-Këshilltari Ligjor Kundër Korrupsionit në Ambasadën Amerikane në Tiranë dhe ekspert i OPDAT-it.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Juncaj i bën thirrje politikës se para se të vendoste këtë memorial turk, duhej të ndërtonte një memorial për shqiptarët e vrarë në Kosovë nga serbët si dhe për shqiptarët e Malit të Zi që u vranë 100 vjet më parë nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi.

Reagimi i plotë:

Të dashur politikanë të Tiranës, unë kam edhe dy përmendore për të shtuar në park ku përfshihen njerëz të vrarë jashtë Shqipërisë.

  1. Në vitet 1998-1999, mijëra burra, gra dhe fëmijë shqiptarë u vranë në tërë Kosovën. Emrat e tyre nuk janë renditur në parkun publik në Tiranë. Jam i sigurt që mijëra vizitorë kosovarë në Shqipëri çdo vit do ta vlerësonin këtë shenjë respekti.
  2. Në vitin 1919, 74 burra shqiptarë u morën nga shtëpitë e tyre malore në Hot dhe u ekzekutuan së bashku nga ushtria e Mbretërisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ata u hodhën së bashku në një varr masiv, ku mbeten edhe sot e kësaj dite, 100 vjet më vonë.

Një nga ata burra është gjyshi im i madh. Unë dhe anëtarët e tjerë të familjes shqiptare dëshirojnë të shohin emrat e tyre edhe në park. Ne do t’i donim këto përmendore në parkun e Tiranës sepse ne nuk besojmë se ato i përkasin një parku në Stamboll.

(Turqit do të pajtoheshin me ne për këtë) Ne nuk kemi lekë, euro, lira turke, apo ndikim politik për të paguar. Vetëm derdhja e gjakut shqiptar. Shpresojmë që kjo është një monedhë që do të pranoni gjithashtu.

 

Dear Tirana politicians,

I have two more memorials to add to the park involving people killed outside of Albania.

1. In 1998-1999, thousands of Albanian men, women and children were murdered throughout Kosova. Their names aren’t listed in the public park in Tirana. I’m sure… pic.twitter.com/T15zt9niF5

— Gjon Junçaj (@GjonJuncajALB) August 12, 2019

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Gjon Juncajmemorialimemoriali turk
Pas

Gjykata iu dha dritën jeshile, Policia iu bllokon hyrjen në pronë/ Përplasje mes pronarëve të guroreve dhe efektivëve (VIDEO)

Para

“BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor”

Para
“BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor”

"BE e ka fshirë Ballkanin Perendimor"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë dhe paralajmëron taksë shtesë për naftën ruse

Leva diplomatike e Starmer, arsyet që shtynë kryeministrin britanik të njoftojë njohjen e shtetit palestinez

Censi për bujqësinë / 890 mln lekë për realizimin, gjobë kush nuk jep informacione për numrin e bagëtive

Kritikët e Kremlinit akuza Zvicrës për mikpritje të “kriminelëve të luftës” nga Rusia

Shtetet arabe “thyejnë heshtjen”, për herë të parë kërkojnë publikisht që Hamasi të dorëzojë armët dhe pushtetin në Gaza

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.