Duket se kryeministri Rama është bërë një fans i çmendur i fotomontazheve në rrjetet sociale. Ditë pas ditë ai shpërndan foto të ndryshme duke ironizuar opozitën.
Duhet thënë se protesta e opozitës që vijon tashmë prej dy muajsh nuk e ka bërë kryeministrin Rama që të paktën në rrjetet sociale të reagojë seriozisht.
Nuk dimë nëse kryeministri Rama i paguan faqet nga i merr memot, apo t’i shpërndajë kryeministri në faqen e tij është një publicitet më vete.
Nga ana tjetër kryeministri nuk ka kyrsyer në memot e tij edhe përfaqësues të huaj dhe jo vetëm të sportit. Dy ditë më parë ‘’pre’’ e tij ra edhe Marine Le Pen, kandidatja për President e ekstremit të djathtë në Francë. Po padyshim që personazhi i preferuar i kryeministrit Rama mbetet kreu i opozitës Basha. (E.K/SHUPLAKA)
Më poshtë paraqesim disa nga fotot e kryeministrit duke ironizuar opozitën:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”1759″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]