Vendosja në nje rol të ri për Elseid Hysajnga trajneri i kombëtares, Kristian Panuçi e ka çuditur menaxherin etij.
Gjatë ndeshjes me Lihtenshtejnin, Hysaj luajti si një mbrojtës qendre i tretë, por filloi të jepte më mirë kontributin e tij kur u aktivizua si i djathtë i mirëfilltë.
“E pashë që Panuçi në Kombëtare e ka aktivizuar në qendër. Sipas meje Elsi ka eksperiencën taktike për të luajtur edhe aty, por është i përshtatur, roli i tij natyral është ai i mbrojtësit të djathtë. Ndoshta ka qenë emergjencë, apo një eksperiment taktik, por është djathtas aty ku arrin të bëjë gjërat më të mira”, tha Xhiufredi.
Ndërkohë i pyetur nëse Hysaj do të ishte në gjendje të jepte maksimumin në fundjavë ndaj Bolonjës, edhe pse kishte luajtur dy ndeshje radhazi me përfaqësuesen, Xhiufredi nuk kishte dyshime.
”Ai u kthye dje në Napoli, është gjithmonë gati, nuk ka nevojë për kohë riaftësimi, është një makinë lufte. Ka pak lojtarë në Europë me minutazhin që luan ai, ka një karakteristikë me të vërtetë për t’ia pasur zili që është qëndrueshmëria. Me pak fjalë është më shumë se gati për të filluar këtë cikël ndeshjesh të vështira”, tha ai.
(S.SH/Shuplaka)