05:54 | 16/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Menaxheri i Kukësit i përgjigjet Gegës: Po gënjen, fajtor që e propozova

11:32 | 28/07/2017
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Menaxheri i Kukësit i përgjigjet Gegës: Po gënjen, fajtor që e propozova

Menaxheri i përgjithshëm i klubit, Naim Halili është përgjigjur pas replikave të Skënder Gegës me klubin e Kukësit. Ai shprehet se ato që thotë Gega janë të pavërteta madje Halili thotë se ai shpif dhe sajon sepse nuk ka pasur kurrë një marrëveshje mes ish-trajnerit U21 të Kombëtares dhe Kukësit, shkruan “Panorama Sport”

“Duke marrë shkas nga disa te pavërteta dhe akuza të rëndomta që vijnë nga një prej disa kandidatëve për trajner të FK Kukësit, z.Skënder Gega, unë si menaxher i ekipit të Kukësit po ju bëj me dije se:

Ekipi i Kukësit ka demonstruar korrektësi dhe transparencë jo vetëm me lojtarët por dhe me trajnerët që ka pasur deri më sot. Të fyesh F.K Kukësin si ekip jo korrekt nuk është normale. Ne e kuptojmë që z.Gega ka nevojë për një reklame dhe ngritje mediatike por është jo korrekte të përdoret emri i ekipit kampion dhe stafit drejtues të F.K Kukësit si alternativë.

Fjalët që ka thënë z.Gega për gjoja “marrëveshje” me F.K. Kukesin nuk janë të vërteta.

Me mbarimin e kontratës së trajnerit Gjoka, pankina e Kukësit hapi siparin e përzgjedhjes së alternativave për trajner të ekipit kampion. Unë si menaxher i F.K Kukësit jam takuar me Skënder Gegën dhe me 4 trajnerë të tjerë profesionistë dhe kemi biseduar për një bashkëpunim të mundshëm në postin e trajnerit (është detyrë funksioni nga unë si menaxher të afroj kandidatë për lojtarë dhe trajnerë) dhe në përfundim është Presidenti ai që shqyrton alternativat dhe vendos për projektin më të mirë.

Skënder Gega gënjen ditën me diell. Ai jo vetëm që nuk ka sjellë projekt, por as që kemi biseduar për staf dhe anën financiare.

Në takimin e vetëm prej 10 minutash, në prezencën time dhe 2 personave të tjerë, presidenti Gjici i ka kërkuar zotërisë të paraqesë një projekt për klubin dhe mënyrën se si e mendon ai organizimin e ekipit për sezonin e ardhshëm.

Në mënyrë të habitshme z.Gega vetëm pas disa orësh deklaroi nëpër media që kjo marrëveshje u prish, një marrëveshje qe kurrë nuk u lidh.

Nga këto që ndodhën mediatikisht, nga këto shpifje dhe të pavërteta të sajuara nga z.Gega unë personalisht ndjehem fajtor që i propozova dhe prezantova këtë person me presidentin.

Garantojmë sportdashësit se klubi i Kukësit është shumë korrekt dhe transparent në përzgjedhjen e lojtarëve dhe stafit drejtues.

Ekipi i Kukësit po bën çdo përpjekje që Kupa e Kampionati të jenë të Kukësit edhe për sezonin në vazhdim”, përfundon Naim Halili. (B.H/Shuplaka)

 

Etiketa: menaxheri i kukesit
Pas

Zjarri në Velipojë, dërgohet me urgjencë drej Tiranës pronari i lokalit, në gjëndje të rëndë

Para

“Bëm baba të të ngjaj”, shikoni supergolin e djalit të Rivaldos (VIDEO)

Para
“Bëm baba të të ngjaj”, shikoni supergolin e djalit të Rivaldos (VIDEO)

"Bëm baba të të ngjaj”, shikoni supergolin e djalit të Rivaldos (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.