Sot në mëngjes në orën 7:00 një grup banorësh të Valbonës së bashku me aktivistët e Turit Ballkanik të Lumenjve kanë bllokuar punimet e HEC-it në Valbonë.
“Kemi shkuar te kantierët. Akoma ne kemi vendimin e Gjykatës Administrative për të pezulluar punimet. Jo ne jemi ulur atje për tre orë para kantierët, ai na ka bërtitur, Shpati menaxheri i firmës na ka thënë se do t’ju arrestojmë. Për ne mesazhi është që shteti në anën tonë. Kjo është demostrim, që duhet të me respektu vendimin e Gjykatës”, ështe shprehur për faxnews aktivistja Ketrin Bon.