11:37 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

”Mendja ime më thotë jo”, Rama tregon frikën e Metës për Lleshajn: Ke dhe disa ditë kohë!

10:34 | 06/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“ E di artist, keq puna”, gazetari shpërthen ndaj Ramës: Të ma thotë dikush çfarë ka thënë mor aman se kisha tërë ditën që e prisja

Kryeministri Edi Rama prej më shumë se 20 minutash po mban një fjalim në Kuvend, ku  nuk ka reshtur për asnjë moment me sulmet e tij ndaj presidentit të vendit Ilir Meta.

Rama nuk ka munguar as me mesazhet e tij të koduara për vendimin e Metës, teksa tha se shpreson shumë që refuzimi të mos lidhet me frikën e Presidentit nga pastërtia e tejskajshme e figurës së Lleshit.

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Për Sandër Lleshin janë kërkuar letra si në asnjë rast tjetër më parë, në adresa që as që mendoheshin dhe merreshin me mend. Dikush mund të pyesë jo pa të drejtë, se mos po e shqetëson kjo pastërtia e tejskajshme e Sandër Lleshajt, ajo që e shqetëson Ilir Metën. Mendja ime më thotë se jo.

Fakti që në këtë vend ku xhamia futet në thes dhe prifti bëhet me barrë, për gjeneral Sandër Lleshin as vetë SHQUPI nuk krijoi ndonjë film. Shtatë ditë nuk janë pak, unë nuk e kam humbur besimin se presidenti i republikës ende nuk e ka thënë fjalën e fundit për Sandër Lleshin, ashtu siç nuk e kisha humbur besimin as për Helidon Bendon që flitej me burime në Çimka.net.

Ky lajm i parë i ditës së sotme ma forcoi shijen e mirë e takimit në presidencë, pasi nuk ishim dhe as nuk jemi në një mendje për mosdekretimin e Sandër Lleshit. Në një mendje isha edhe dje me deklaratën e presaidentit përveç fjalisë së fundit që ishte për sekretarin e partisë. Nuk kalojnë pa u vënë re dhe mbiemrat që presidenti i vë vetes Kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtarë.

Është një moment delikat, uroj që kjo të mos bëhet me një qëllim që është përtej gjeneral Sandër Lleshit, unë e di shumë mirë të gjithë e dinë që Shqipëria ka parë shumë më keq se kaq. Shqipëria ka parë presidentë që nuk mblidhnin dot Këshillin e Sigurisë për shkak se nuk mblidhnin dot numrat, ka parë shumë Shqipëria.Kriza nuk është personale dhe as politike, kriza është kushtetuese, ne jemi këtu me vullnetin e qytetarëve dhe do të bëjmë çmos për ta zgjidhur, shpresojmë shumë që krisja të mos çohet në thyerje dhe presidenti të ketë durimin që kjo të mos të ndodhë. Ne do të vazhdojmë të komunikojmë me presidentin dhe në ditët në vijim.

Më informuan sot që përmes një gazetari nga një klub mediatik mbrëmë, paska hedhur dorashkën se presidenti paska dashur një mbledhje me dyer të mbyllura se do të na rrëfejë gjithçka që e ka mbajtur përbrenda, që nuk arriti dot dhe të ma thoshte mua. Çdo gjë mund të pranoj, po kurrë nuk dua të besoj se presidenti i vendit tim të bëhet qesharak.

Koha më ka mësuar që të mos e them fjalën e fundit të parën. Ne sot do të vendosim shkarkimin e Fatmir Xhafajt të cilin e falenderoj, do të vendosim dhe pak ditë kohë presidentit që të mendojë edhe njëherë vendimin e tij. Kam shumë besim që gjenerali do t’i japë shtysë të domosdoshme. 7 ditët që mori presidenti mua më tepruan bindjen se Sandër Lleshi është zgjedhja e duhur. Ne do t’i japim edhe disa ditë kohë presidentit që të bluajë në mendjen e tij vendimin që mori. 
 

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Ministri i Brendshëm/ Rama zbardh letrën zyrtare të refuzimit të Presidentit Meta

Para

Kuvendi voton shkarkimin e tij, ja si votoi Fatmir Xhafaj

Para
‘’Sherr gjithë natën mes Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Çfarë interesash u prekën?!’’

Kuvendi voton shkarkimin e tij, ja si votoi Fatmir Xhafaj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 81 persona të vdekur, rëndohet bilanci tragjik i përmbytjeve në Teksas

Rama në Vlorë: Nuk kemi tendencë t’i zëmë frymën bizneseve, trotuaret do të lirohen

Dështon për të 43’tën herë seanca për të konstituar përbërjen parlamentare të Kuvendit të Kosovës

Nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec, policia merr masa ndaj subjekteve që nuk zbatuan urdhrin

Rezultatet e 11 majit/ Ankimimet e PD për katër qarqe, KAS vendos sot për vlefshmërinë e zgjedhjeve

Merr flakë autobusi i linjës Kamëz-Tiranë, nuk raportohet për të lënduar(PAMJE)

Aksion i IKMT në Theth, autoritetet nisin prishjen e ndërtimeve pa leje

Policia e Shtetit në aksion ndërkombëtar, arrestohet 23-vjeçari i kërkuar për trafik droge

Zënia e hapësirave publike dhe problemet e sezonit, Rama mbledh kryebashkiakët

Akuzat për evazion fiskal, Berisha: ‘Bankers Petroleum’ ka paguar çdo qindarkë kur ishim ne në pushtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.