E ftuara e dytë tek emisioni “Xing me Ermalin” ka qenë Mimoza Thaçi, shqiptarja nga Tetova e cila është një spikere motivuese. Mimoza na mëson si të keni sukses dhe rrjedhimisht më shumë të ardhura financiare. Ajo i ka arritur qëllimet e jetës së saj dhe tani qëllimi i vetëm është ta shpërndajë këtë informacion me të tjerët që edhe ju të realizoni dëshirat tuaja.
Sipas Mimozës nëse qëllimi juaj është të bëheni të pasur, mendimet tuaja duhet të përqëndrohen tek ky qëllim. Motivuesja madje dha një këshillë shumë të vlefshme për ata që mendojnë se paraja do i bëjë të lumtur. Ajo u shpreh se ka arritur të bëjë shumë para por nuk e gjeti lumturinë, madje i solli mjerim.
“Nga një libër i Napoleon Hill – “Mendo dhe Pasurohu” mora një mësim dhe e vendosa në praktikë. E arrita për 3 vite qëllimin që vendosa, por më pas harrova që duhej të vazhdoja të mësoja dhe dështova. I mora paratë, por humba lumturinë.
Formula e suksesit të Napoleon Hill është: Cakto qëllimin tënd dhe çfarë do të japësh, do të marrësh. Unë nuk e kisha vendosur çfarë do të jap. Pra nëse ti nuk e vendos çfarë do të japësh të ikën diçka më e vlefshme se paraja. Duhet ta dimë saktë çfarë duam të japim”, u shpreh Mimoza./ “Xing me Ermalin”