10:18 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Mendohuni mirë para se të lidheni me një gazetar, ja arsyet

18:37 | 03/04/2018
në Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mendohuni mirë para se të lidheni me një gazetar, ja arsyet

Thonë se profesioni i gazetarit është shumë interesant, dhe ka nga ata të cilët e konsiderojnë joshës.

Por përveç të mirave që mund të kenë gazetarët, nuk është edhe aq e thjeshtë të kesh partner një të tillë. E dini pse?

Zbulojeni si më poshtë

1.Ata do të shkruajnë edhe për ju – Gazetarët frymëzohen nga shumë gjëra në artikujt e tyre. Kur i tregoni diçka, ata janë vigjilentë, edhe mund të krijojnë një histori me të. Nëse e keni mërzitur, keni ndonjë ves, apo edhe e keni frymëzuar ata do e gjejnë një mënyrë se si t’ju përfshijnë në shkrimet e tyre.

2.Ata funksionojnë në bazë të ngjarjeve – Nëse keni planifikuar një natë romantike mos u çudisni po ta anulojnë në minutë të fundit. Të gjitha gjërat janë dytësore kur vjen puna te PUNA. Një gazetar nuk ka kurrë orar fiks, dhe një telefonatë mund të prishë edhe momentet më intime.

3.Janë jashtëzakonisht shumë detajistë – Janë pikërisht ata lloj njerëzish të cilët fokusohen te detajet më të vogla. Mos e merrni mundimin t’i gënjeni sepse është e kotë, nuk do kalojë gjatë përpara se t’ju zbulojnë. Ata janë fiks si një qen roje në aeroport, mund të “nuhasin” gjithçka. Çdo gjë që bëni me ta është e regjistruar dhe kanë një memorie tmerrësisht të fortë.

4.Do mbajnë mend çdo fjalë që i keni thënë – Kudo që mund ti thoni një fjalë apo një detaj, ata nuk e harrojnë. Memoria e tyre është fotografike. Kujdes çfarë nxirrni nga goja në prani të tyre. Ata do ju nxjerrin të vërtetat edhe kur ju nuk e keni idenë. Gazetarët bëjnë gjithmonë pyetjet e duhura, shkruan Opinion.al

5.Do ju korrigjojnë gramatikën në çdo rast – Mesazhet që i dërgoni duhet të jenë të shkruara në mënyrë të rregullt dhe nëse ndodh e kundërta përgjigja nuk do jetë për pyetjen, por korrigjim i gabimeve. Ata janë të fiksuar me gramatikën, ndaj matuni mirë kur shkruani dhe flisni me ta.

6.Kujdes me vendet që i çoni, janë shumë selektiv – Ju mund të keni menduar më të mirën, por ata nuk e kanë problem, pasi nëse vendi nuk i pëlqen nuk do hezitojnë. Mund të qëndroni gjithë natën duke debatuar me ta për vendin ku do shkoni, edhe qoftë për një kafe.

7.Janë të fiksuar me mediat sociale – Është puna e tyre, duhet të jenë gjatë gjithë kohës në Facebook, Instagram, apo të tjera rrjete sociale. Sot një pjesë e mirë e punës në media funksionon nga interneti, ndaj mos u habisni po ti shihni vetëm me telefon në dorë.

8.Duan shpesh kohën e tyre – Ata lodhen dhe ndonjëherë e humbasin sensin e kohës. Por kur kanë nevojë për pushim, nuk ju duan aty. Pushimi ideal i një gazetari është larg kujtdo duke u relaksuar. Mundësisht në ndonjë vend të humbur ku nuk ka as valë telefoni.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: gazetarlidhje
Pas

Je më i lumtur beqar apo i martuar? Përgjigjet shkenca

Para

Asnjë mashkull nuk do t’jua thotë, mësojini tani këto 5 sekrete

Para
Asnjë mashkull nuk do t’jua thotë, mësojini tani këto 5 sekrete

Asnjë mashkull nuk do t'jua thotë, mësojini tani këto 5 sekrete

Discussion about this post

 



Të Fundit

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

Fier/ Goditet 1 tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, vihet në pranga autori

Presidentja Osmani uron Kurban Bajramin: Një mundësi për unitet, dashuri dhe solidaritet

Albin Kurti uron Kurban Bajramin për të gjithë shqiptarët: Një festë e shenjtë për mirësi e solidaritet

Përfshihet nga flakët një banesë në Vlorë, shkak lënia ndezur e një pajisjeje elektroshtëpiake

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.