09:21 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mendoi se ‘ia hodhi’ Vettingut, pronat e shumta dhe lëvizjet jashtë vendit që ‘rrëzojnë’ gjyqtarin Islamaj

12:27 | 12/11/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mendoi se ‘ia hodhi’ Vettingut, pronat e shumta dhe lëvizjet jashtë vendit që ‘rrëzojnë’ gjyqtarin Islamaj

Komsioni i Posaçëm i Apelimit ka zhvilluar sot seancën për Edmond Islamajn gjyqtar i Gjykatës së Lartë. Ky i fundit ka kaluar vetingun, por është ankimuar nga Komisioneri Publik për dy shkelje në lidhje me pasurinë që sipas komisionerve nuk jane hetuar siç duhet në KPK.

Në listën e verifikimeve të paplota komisioneri publik përmend transferta parash brenda e jashtë vendit si dhe dyshimet për një apartament e një dyqan në Vlorë, të cilat nuk janë hetuar plotësisht nëse lidhen apo jo me gjyqtarin Islamaj dhe bashkjetuesen e tij S.T.

Një tjetër gjetje e komisionerit publik në lidhje me pretendimet se gjyqtari Islamaj s’duhet të kalonte vettingun pa një hetim të plotë, është dhe një kontratë huamarrje e vjerrit të tij me një person tjetër në vlerën e 3 milion lekëve, ku personi i pyetur nga komisioneri publik e mohon dhënien e këtij borxhi. Komisioneri Publik nuk është i bindur me hetimin e kryer nga KPK dhe kërkon një hetim më të thelluar.

Komisioneri Publik Florjan Ballhysa është shprehur se nga  verifikimi dhe hetimi i KPK-së për pasurinë e Islamajt nuk ka qenë i plotë. Ai ka thënë se çmimi i shitjes së një prone me 1000 metra katrorë në Kavajë është blerë nga Islamaj poshtë çmimit të referencës.

Nevoja për hetim të metejshëm në rastin e subjektiti lidhjet me pasuritë e paluejtshëm në emër të tij dhe të presonave të tjerë të lidhur me të dhe të likujditeteve. burimi i krijimit të kësaj pasurisë i parashtuar nga paga ndërvite është nën çmimet e referencës të viteve 2014. Rezulton se shitësi e ka regjistruar këtë pronë në emër në vitin 2015 një muaj para se të ja shiste subjektit.

Siperfaqe në emër të subjekti ndodhet disa metra larg detit Adriatik dhe ndodhet në një zonë  strategjike për turizmin, kjo pronë ndodhet në Kavajë.

Kolegji duhet të hetojë mbi këtë pasuri duke administruar dokumentacionin nga zyra e regjistrimit të pronave në Kavajë si ka kaluar pronësia nga shteti në pronësi private deri sa kjo pronë ka arritur në emër te subjektit të rivlersimit Islamaj.

Më tej komisioneri publik nga verifikimi i kryer është shprehur se ka fshehje të pasurisë së bashkëshoretes së gjyqtarit Edmond Islajmaj, e cila nuk ka deklaruar disa pasuri të paluajtshme.

Komisioneri Publik ka vënë në dyshim burimin e krijimit të pasurive të bashkëshortes së gjyqtarit pas rrjedhin nga kontrata të bëra me babin e saj.

“Bashkëshortja ka 3 pasuri të paluajtshme në pronësi e ka fituar pronësinë në vitin 2001 të treja këto pasuri nuk janë deklaruar më parë por vetëm në vitin 2017 një apartament 341 metra katrorë, njësi tregtare 55 metra katrore garazhe 16 metra katrore, 10.5 milonë apartamanti, 6.1 njesia tregtare dhe 834 mijë lekë.

Vlera e shitjes së një pronave Kavajë shkon deri në 20 fishin me shumë se shuma që ka blerë subjekti i rivlersimit dhe ka dyshime për marrdhënien që ka pasur shitësi me subjektin. Këto prona janë blerë në shumën prej 1 milonë lekësh.

Janë siguruar 2 vërtetime ku vërtetohen se shuma e blerjes është shumë me e vogel se të ardhurat që zonja dispononte vlera e parave të zonjes është 730 mijë lekë. Bashkeshortja ka në pronësi dy gazonjere tek Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Babai i bashkëjetueses është pronari pasi dhe ai ja ka dhuruar të bijës, nga viti 2010 subjekti dhe bashkëjtuesja nuk i deklaroj si huamarrje këto pasuri.”- u shpreh Komisioneri Publik.

Për sa i përket gjyqtarit Edmond Islamaj rezulton sipas sistemit TIMS se ka bërë një sërë udhëtimesh jashtë vendit.

“Sipas sistemitTims rezulton se ka bërë një numër të madh udhëtimesh, 64 udhëtime gjatë viteve 2008-2016.

Mungon informacion nga Prokuroria e Përgjithshme pranë KPK. Nuk është kthyer përgjigjie në lidhje me rekordet kriminale, të shtëpive që rezultojnë në pronësi të subjektit, automjetet që ishin në pronësi të subjektiti të rivlersimit.

Të verifikohen të dhënat nga OSHE-s pasi me të njëtat të dhëna që kanë babi dhe nëna e subjektin jane tre kontrata me të njëjtat gjereralitet në Vlorë ku jane dy kontrata njësi sherbimi dhe nje kontate banesë banimi.

Komisioneri publik kerkon që të kryhet hetimi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit dhe shqyrtimin e administrimin e provave. Të bëhet rihapaja e hetimeve.”- u shpreh Komisioneri Publik.

(M.Q/FAXWEB.AL)

Pas

Vrau me çifte kreun e Njësisë Administrative në Kotë, gjykata jep masën e sigurisë për 43-vjeçarin

Para

Sfida me Skocinë dhe Uellsin, flet Panucci: Më duket sikur po drejtoj një skuadër të shurdhër. Kam thirrur Kaçen

Para
Sfida me Skocinë dhe Uellsin, flet Panucci: Më duket sikur po drejtoj një skuadër të shurdhër.  Kam thirrur Kaçen

Sfida me Skocinë dhe Uellsin, flet Panucci: Më duket sikur po drejtoj një skuadër të shurdhër. Kam thirrur Kaçen

Discussion about this post

 



Të Fundit

Rama pret kreun e NATO-s Mark Rutte: Diskutuam sfidat e sigurisë në rajon dhe kontributin aktiv në aleancën ushtarake

Detaje nga ngjarja në Liqenin e Thatë/ 38-vjeçarja ishte e ulur në vendin e pasagjerit, ishte vetëm në makinë dhe…

Vuçiç dhe Osmani bashkë në darkën e Von der leyen në Tiranë

Vetëvritet me pistoletë brenda në makinë një grua te Liqeni i Thatë

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.