Ajo është vetëm 8-vjeç dhe ka një ëndërr që nuk po e realizon dot. Ndryshe nga fëmijët e tjerë ajo nuk kërkon lodra, veshje apo edhe dëshira të tjera, por 8-vjeçarja Kjarisa kërkon vetëm një paruke.
Kush ishte vetëm 3 vjeç ajo është djegur me ujë të nxehtë dhe për këtë në një pjesë të kokës nuk ka flokë. Ëndrra e saj e vetme për momentin është që të ketë flokë si të gjithë bashkëmoshatarët e saj.
Por ajo kërkon një paruke pasi familja e saj nuk ka mundësinë t’ia blejë. Jeton në një familje prej 5 antëtarësh, ku vetëm mamaja e saj punon, ndërsa babai jo.
Jeta për Kjarisën nuk ka qenë e lehtë. Duke na paraqitur historinë e saj gazetari Enrik Mehmeti, mësojmë se Kjarisa e vogël i është nënshtruar më parë një operacioni dhe duhet t’u nënshtrohet edhe dy të tjerëve. Ajo bën apel vetëm për një ndihmë modeste, një palë paruke.
“Pasditen e së dielës në orën 17:00,kush ka deshirë dhe mundësi është i ftuar për t’u bashkuar dhe vizituar Kjarisën me qëllim që t’i falim pak buzëqeshje …”, shkruan Enrik Mehmeti. (J.V/Shuplaka)