21:03 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mendova se isha drejt fundit, i thashë burrit ‘Je t’aime’ ”, ish-Missi tregon kalvarin e vuajtjeve për të ngelur shtatzënë (FOTO)

13:16 | 20/04/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mendova se isha drejt fundit, i thashë burrit ‘Je t’aime’ ”, ish-Missi tregon kalvarin e vuajtjeve për të ngelur shtatzënë (FOTO)

Është një histori me plot sakrifica dhe përpjekje. Fjalën e kemi për Alma Ajazi Bossuet, e cila në vitit 1999 doli Miss Shqipëria në Amerikë, ndërsa në vitin 2000 shoqëruesja e parë e Miss Albania. E bukur dhe plot sharm ish-Missi ditën e djeshme është rrëfyer në emisionin “Rudina” për të rrëfyer përpjekjet e pashtershme për të arritur ëndrrën e jetës. Prej vitesh ajo ka luftuar që të bëhet nënë dhe më në fund ja doli. Ish-Missi,  Alma, prej vitesh jeton në Francë së bashku me bashkëshortin.

Që prej 2012-ës  qëllimi i saj i jetës ishte të bëhej nënë, por nuk mund ta arrinte lehtë, pasi vuante nga një sindromë e rrallë, sindroma e vezoreve policistike. Një  sëmundje e rrallë e femrave, e cila është një pengesë serioze për shtatzëninë, sepse krijon shumë ciste rreth vezoreve. 

 “Kjo është një temë shumë personale dhe, ndoshta, ka teleshikues që mund të mendojnë se këto tema nuk mund të ndahen me publikun, por unë zgjodha të mos e mbaj mbyllur me ҫelës, por ta diskutoj duke shpresuar se mund të jetë një burim shprese për ata që ndodhen në të tilla pozita…. Me këtë sindromë mund të bëhesh nënë, por por duhet t’u nënshtrohesh shumë kurave. Unë fillova në vitin 2012. Mora përsipër të krijoja një familje. Isha e ndërgjegjshme, por ishte e vështirë…”, u shpreh ish-Missi. 

Më tej ajo tregon gjithë kalvarin e mundimeve derisa arriti të kishte në krahët e saj fëmijën. “Gjeta një gjinekolog privat dhe fillova kurat. Mjeku më tha që do kesh shumë pasoja. Mund të ndihesha e lodhur, e këputur, por unë isha e vendosur. Fillova me kokrrat për disa muaj, por kura nuk funksionoi. Pastaj filloi faza e dytë, e gjilpërave. Duhet të shpoja barkun ҫdo natë. Edhe këtë e pranova. Ishte një kurë që zgjati një vit”, tregon Alma. Sipas saj kjo ishte një terapi intensive e cila, natyrisht kishte edhe efekte anësore dhe nga 57 kilogramë ajo shkoi në 70 kg në pak muaj.

Por kjo ndikoi shumë në shëndetine ish-Missit.  Pasi mjekët i bënë një skaner për të kuptuar nga se i kishte ardhur gjendja e të fikëtit, zbuluan se vezoret ishin zmadhuar dyfish dhe Alma kishte kaluar hemorragji të brendshme.  “Pas operacionit të parë, mjekët më thanë se ishte i domosdoshëm edhe një operacion i dytë. Në atë moment mendova se isha drejt fundit dhe i them bashkëshortit vetëm “Je t’aime (të dua) dhe L’Albani (të më kthenin në Shqipëri për të më varrosur)…. Kur dola nga spitali, qëndrova dy muaj pa punë. Një ditë bashkëshorti më tha “stop”. Nuk dua të merresh më me këto kura. Mund të adoptojmë një fëmijë. Por unë i thashë “nuk e pranoj, që ky të jetë fati im.”, tregoi Alma.
Pas një viti me kura, Alma tregon se ishte e gatshme të rifillonte edhe një herë tjetër përpjekjet. Këtë herë, gjithҫka do të bëhej e mundur nga inseminimi artificial – një proces i thjeshtë pas mbarimit të kurave. Doktori vendos datën e evoluimit dhe pastaj realizon inseminimin…” Dita kur mësoi se kishte mbetur shtatzënë ishte dita më e lumtur për të dhe bashkëshortin.  Më 31 dhjetor  të vitit 2015 vjen në jetë Isabel, një vajzë bukuroshe me sytë e së ëmës, e cila tani është 16 muajshe. (J.V/Shuplaka)

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: ish-missikalvari i mundimeveshtazania
Pas

Lajmi te ‘Shuplaka’ për ndotjen e Liqenit të Pogradecit, reagon menjëherë ISHMP-ja

Para

Si u zbuluan 25 thasët prej plasmasi me 160 kilogramë drogë fshehur brenda banesës dhe tavanit të lokalit (FOTOT)

Para
Si u zbuluan 25 thasët prej plasmasi me 160 kilogramë drogë fshehur brenda banesës dhe tavanit të lokalit (FOTOT)

Si u zbuluan 25 thasët prej plasmasi me 160 kilogramë drogë fshehur brenda banesës dhe tavanit të lokalit (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

Kriset Trump dhe Elon Musk, betejë akuzash/ Topollaj:Marrëdhënia nisi interesante por Musk u tregua delirant, kërkonte protagonizëm

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

U plagos mëngjesin e së dielës dhe po lufton për jetën, hetuesit italianë dyshojnë për pritë ndaj ish-policit shqiptar: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Silvinjo heq një lojtar nga tribuna, trajneri brazilian zbulon vendimin e fundit te Kombëtarja

Turistja spanjolle pëson dëmtime në kokë në plazhin e Filikurit, policia i vjen në ndihmë

FOTO/ Trump reagon në Truth Social për protestat në Los Angeles: Arrestoni menjëherë njerëzit me maska!

Shkodër – Vetëplagoset aksidentalisht me armë gjahu një 57-vjeçar në Postribë

Zhvillimi i befasishëm në Kosovë, Kurti takohet me Bedri Hamzën

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.