Aktori i njohur Gaz Paja ka zgjedhur t’i kalojë në mënyrë të zakonshme ditët pas martesës së tij me vajzën bukuroshe Ira.
Në një kohë ku të gjithë menduam se Gazi dhe Ira do të niseshin për muaj mjalti, Gazi është fokusuar në punë.
Gjatë këtyre ditëve ai ka qenë aktiv në shfaqjet që ‘Portokallia’ po organizon në qytete të ndryshme të Shqipërisë ashtu sikurse e kemi parë të jetë i fokusuar dhe në fushatën e Partisë Socialiste.
Kujtojmë që edhe ditën e ceremonisë së dasmës së tij, ai u largua pak momente për të qenë i pranishëm në hapjen e fushatës.
Ende nuk është e qartë për pubikun nëse muaji i mjaltit është shtyrë përkohësisht apo nëse çifti do të zhvillojë pushime normale pa renë në grackën piketave tradicionale të ndjekura nga çifte e sapomartuara.
Megjithëse Gazi dhe Ira bënë një dasëm madhështore tradicionale në fillim të qershorit.