19:59 | 27/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Menduam se ishte pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin”- Personi që shoqëronte Ilir Metën tregon momentet e arrestimit: Mbi 40 minuta me pranga në duar

10:15 | 22/10/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Menduam se ishte pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin”- Personi që shoqëronte Ilir Metën tregon momentet e arrestimit: Mbi 40 minuta me pranga në duar

Artemis Peca, Sekretari Organizativ i Partisë së Lirisë ka qenë një nga dëshmitarët e momentit të arrestimit të ish-Presidentit dhe kryetarit të PL, Ilir Meta.

Ai thotë se efektivët e policisë i kanë ndaluar në mes të rrugës të armatosur teksa shton se sipas tij, i kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore nga makina.

Me Metën kemi qenë në makinë, kemi udhëtuar prej 2 orësh në Kosovë, ishim për qejf në Kosovë dhe bëmë dhe takime partie me kryetarin e PL-së së Kukësit. Një akt kriminal, një akt i tmerrshëm. Nuk na ka bërë shenjë të ndalohemi, na kanë bllokuar rrugën. Unë isha në timon, vetëm unë dhe Meta.

Ne ishim në fundjavë, kishim takime partie. Unë si sekretar organizativ, jam i detyruar që ta shoqëroj. Erdhën nga ana e të dyve, ishin të armatosur me kallashnikov, na hapën të 2 dyert në mënyrë çnjerëzore. Makina nuk ka “lock door” dhe hapet lehtësisht dhe nga jashtë dhe na hapën të dy dyert direkt dhe na thanë që do të vini me ne. Meta vetëm ka thënë se kush jeni ju, na jepni një vendim. Ata as nuk na dhanë një vendim dhe as një dokument, asgjë”, tregon ai në Opinion.

Peca hedh poshtë pretendimet e policisë: “Më kanë shoqëruar dhe mua, më kanë nxjerrë në mënyrë çnjerëzore, më kanë përplasur dhe më kanë vënë prangat. Ishin të maskuar. Metën e kanë shoqëruar me makinën e bardhë. Nuk kanë thënë që jemi policia. Mendoja që pengmarrje apo atentat që mund të na vrisnin”.

Pyetje: A i bënë komunikim Metës?

Artemis Peca: Vetëm e futën në makinë. E kanë goditur Metën me forcë nga koka. Meta nuk është njeri i thjeshtë. As nuk është kriminel. Nuk ka pasur kundërshtim. Pastaj kam ndenjur 40 minuta me pranga në duar. Ata bënin sikur bënin video dhe foto. Ne na ndanë që në fillim nga Meta. Unë kërkova që të më lironin prangat, më linin me pranga dhe ushtronin presion. Pastaj m’i hoqën prangat dhe më thanë që do të rrish këtu. Ata nuk e dinin se çfarë do të bënin me mua. Më mbajtën aty deri në momentin që është shoqëruar Meta. Më pas shkova tek PL për të marrë pjesë në konferencë.

https://faxweb.al/wp-content/uploads/2024/10/WhatsApp-Video-2024-10-22-at-9.44.36-AM.mp4
Pas

Merrte makina me qera dhe nuk i kthente, arrestohet 26-vjeçari

Para

Emigrantët/ Qeveria italiane miratoi dekretin, 3 shtete hiqen nga vendet e sigurta, çfarë thuhet për Shqipërinë

Para
Emigrantët/ Qeveria italiane miratoi dekretin, 3 shtete hiqen nga vendet e sigurta, çfarë thuhet për Shqipërinë

Emigrantët/ Qeveria italiane miratoi dekretin, 3 shtete hiqen nga vendet e sigurta, çfarë thuhet për Shqipërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

EMRI+FOTO/ E rëndë në Itali – 39-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje teksa ishte nisur për në punë

Trump kërcënon Kaliforninë me ndërprerje fondesh pas pjesëmarrjes së sportistes transgjinore në garat e femrave

Hetime për krime zgjedhore në Elbasan/ Kontrolle në banesën e një biznesmeni, gjenden para

Kërcënim global për shëndetin, epidemitë rikthehen për shkak të rënies së programeve të vaksinimit

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e qershorit

Transferimi i katërt në Gjadër/ Anija “Spica” niset nga Brindisi, 30 emigrantë me kombësi të ndryshme drejt Shqipërisë

KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Altin Abdiu

Stërvitje masive në Baltik, Rusia i përgjigjet lëvizjes së Gjermanisë

Pas PAMJEVE virale të shuplakës/ Çifti Macron mbërrinë në Indonezi të kapur dorë për dore (FOTO)

Zjarr i qëllimshëm në Memaliaj, shkrumbohen kullotat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.