Për bisedën e gazetarëve me kryeministrin Edi Rama këtë mëngjes në Velipojë ka reaguar Edi Paloka. Sipas tij Rama me cinizmin dhe arrogancën e tij po përdor gazetarët si këngëtari Sinan Hoxha balerinat për të realizuar videoklipet e tij.
Paloka thekson se e faji nuk është i gazetarëve që detyrohen të bëhen pjesë e shfaqjeve të tilla por nëse nuk fillon të reagojë gjithesecili për të mbrojtur lirinë, personalitetin dhe dinjitetin e tij sot, nesër do të jetë shumë vonë.
‘Rama, ashtu sic pritet prej tij, po i kalon te gjitha nivelet e talljes , cinizmit dhe arrogances. Qe shumica e mediave tanime ose jane shitur ose i jane nenshtruar presioneve te “liderit” , ky eshte nje fakt i njohur. Por zakoni me i fundit i Rames qe i perdor gazetaret si Sinani balerinat per te realizuar , tregon se sa shpejt po rrokullisemi. Sigurisht qe faji nuk eshte i gazetareve qe detyrohen te behen pjese e shfaqjeve te tilla por ne se nuk fillon te reagoje gjithesecili per te mbrojtur lirine, personalitetin dhe dinjitetin e tij sot, neser do te jete shume vone”, shkruan Paloka. (J.V/Shuplaka)