Mjekja endokrinologe Valentina Lile është ndarë nga jeta, duke mos arritur dot të mposhtë virusin e rrezikshëm Covid-19.
Kjo është një tjetër humbje është në radhët e bluzave të bardha nga koronavirusi në vendin tonë. Lile punonte në një poliklinikë në Tiranë dhe është dorëzuar para Covid-19, pasi luftoi për ditë me radhë në spitalin Covid 2.
Lajmi është bërë i ditur nga të afërmit e saj në postimet në rrjetet sociale të cilët bëjnë me dije se është ndarë nga jeta mjekja endokrinologe.
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë konfirmuar të infektuar me Covid 494 raste të reja, dhe kanë humbur jetën 16 pacientë.Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 120,022 mes të cilëve kanë humbur jetën 2122 qytetarë.
(E.H/Faxweb.al)
Discussion about this post