Taulant Muka, i cili dha dorëheqje nga posti i zv.ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë ditën e sotme në një lidhje telefonike në emisionin “Natë me Xhaxhiun”, në ‘Fax News’ tha se ai nuk do t’i ndahet rrugës së tij akademike, dhe foli edhe për të ardhmen e tij, ku bëri të ditur se kishte oferta për në Zvicër, por edhe në Danimarkë nga universiteti i Kopenhagenit. Megjithatë ende nuk ka marrë asnjë vendim.
“Unë kam një ofertë nga universiteti i Kopengagenit, nuk e di se cili do të jetë vendimi, por rrugës akademike nuk i ndahem”, tha ai ndër të tjera.
I pyetur nëse u përdor nga politika kur pranoi postin e zv.ministrit, Muka u shpreh se ai ofertën për tu bërë zv.ministër e kishte pranuar pasi kishte marrë të gjitha garancitë për të bërë reformën që duhej në sistemin e arsimit.
“Në momentin e parë që e konstatova se me atë strukturë nuk mund të punoj dhashë dorëheqjen”, shtoi ai.
Sipas tij në Ministrinë e Arsimit ndodhet i gjithë informacioni për të bërë verifikime sa I përket problemit të plagjiaturës në sistemin arsimor, por kjo është një çështje sfiduese për qeveriën dhe opozitën pasi ka n jërëz që janë në mesin e tyre dhe e kanë ngjitur karrierën duke bërë plagjiaturë. (B.H/Faxweb)