Afshet e nxehta dhe djersitja gjatë natës janë dy prej ankesave më të zakonshme të grave në fillim të menopauzës. Kjo simptomë e parehatshme prej rreth ¾ e grave në perimenopauzë, e cila është e ndryshme për çdo grua.
Nxitëset e afsheve të nxehta mund të përfshijnë: : alkoolin, konsumin e produkteve me kafeinë, ndënja në një dhomë të ngrohtë, stresi ose ankthi, veshja e rrobave të ngushta, duhani ose ekspozimi ndaj tymit të duhanit.
Për menaxhimin e tyre ekzistojnë disa teknika të thjeshta ku mund të përmendim:
- Veshjen e disa shtresave me qëllim që të menaxhoni veshjen në varësi të nxehtësisë;
- Konsumimin e ujit me akull në momentin e parë që ndjeni se po përfshiheni nga afshi i nxehtë;
- Veshje të pambukta gjatë natës;
- Mbajtja e akullit afër shtratit gjatë natës.
(XH.A/SHUPLAKA)
Discussion about this post