Menopauza është një ndër periudhat më delikate në jetën e një femre. Ndryshimet hormonale dhe shqetësime të tjera janë jo të lehta për t’u kaluar në këtë fazë tranzicioni të moshës 45-55 vjeç. Kjo fazë duhet jetuar me shumë qetësi, duke filluar nga ushqimet që përdoren gjatë ditës, të cilat duhet të jenë super ushqime të pasura me vitamina, kripëra minerale dhe substanca të tjera, të afta për ta kapërcyer këtë fazë fiziologjike të jetës.
Ushqimet dhe dieta që duhet të ndiqet gjatë kësaj periudhe:
1- Përdorni larmi ushqimesh, por që gjithnjë të jenë sa më të freskëta .
2- Përdorni sa më shumë fruta e zarzavate.
3- Filloni vaktin me sallatë ose me supë me zarzavate.
4- Pakësoni vaktet me mish (jo më shumë se 3 herë në javë) dhe zëvendësojini ato me ushqime me zarzavate.
5- Ulni përdorimin e yndyrave gjatë përgatitjes së ushqimeve.
6- Pakësoni sa më shumë që të jetë e mundur përdorimin e ëmbëlsirave.
7- Hani fruta, por jo menjëherë.