04:22 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sociale

“Mensa e dashurisë” bashkon të varfrit dhe pensionistët, historitë e tyre të trishta (VIDEO)

17:30 | 27/12/2016
në Sociale, Te Gjitha
0
“Mensa e dashurisë” bashkon të varfrit dhe pensionistët, historitë e tyre të trishta (VIDEO)

Shumë pak persona e dinë që në një qoshe afër “Shkollës së Kuqe” në Tiranë, ekziston një godinë e thjeshtë që mbledh ata që kanë nevojë për të ngrënë një pjatë gjellë të ngrohtë.

Quhet “Mensa Shërbimi i Dashurisë”. Kjo mensë iu shërben ushqim falas rreth 200 personave çdo të martë, të enjte dhe të shtunë nga një staf vullnetarësh, të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Në kryeqytet ka një numër shumë të madh qytetarësh të cilët jetojnë në kushte mjeruese, që përpiqen të sigurojnë ushqimin e përditshëm për të mbijetuar.

Në këtë mensë ata gjejnë një ambient të pastër, mikpritës dhe një drekë të ngrohtë.

Vullnetarët e Kishës punojnë me përkushtim, duke i trajtuar të gjithë me respekt, dashuri dhe dinjitet.

Mbi të gjitha askush nuk pyetet se cilit besim i përket, sepse përpara zotit janë të gjithë të barabartë.

Në një video të publikuar në internet, mund të shikoni se sa ndihmë e madhe është kjo mensë për këta qytetarë.

 “Jam pensionist, çfarë të bëj unë me aq pak lekë? Dikur ndërtoja hidrocentrale, pallate, sot na trajtojnë si kriminelë. Këtu vijnë të varfrit, unë jam pensionist, çfarë të bëj më 9 mijë lekë? Nga pamundësi vijmë këtu tre herë në javë”,  tregon njëri nga ata, një pensionist.

Megjithatë, kjo mensë ka nevojë edhe për mbështetjen e bamirësve të tjerë.

“Edhe një kontribut sado i vogël, kur jepet nga të gjithë, ka një vlerë të madhe”, shprehet Dhjakon Nikolla i cili dëshiron që këtë vit të ri, mensa të shërbejë 7 ditë në javë.

 “Ëndërroj që të shërbejmë 7 ditë në javë vitin tjetër. Më shumë bamirës do të thotë më shumë vaktë ushqimore për të varfrit”, janë fjalët e tij.

Ideator dhe mbështetës i mensës është Kryepeshkopi i Tiranës, Anastas Janullatos. Ajo funksionon që nga viti 2005. Mensa të tilla si kjo ka edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: mensevarferi
Pas

Deputetët e PD-së vizitojnë grevistët në Zharrëz: Situata e rëndë, Rama të reagojë

Para

“Më ka rrëmbyer fëmijët”, 29-vjeçarja denoncon bashkëshortin në polici

Para
Pogradec, gjenden dy 15-vjeçarët e larguar nga banesa: Policia: Janë larguar me dëshirë

"Më ka rrëmbyer fëmijët", 29-vjeçarja denoncon bashkëshortin në polici

Discussion about this post

 



Të Fundit

FOTO/ U plagos në Malin e Zi, ndërron jetë i riu nga Mitrovica

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.