Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e Hapur” të gazetares Eni Vasili, ka folur për marrëveshjen Rama-Basha.
Mirëpo në një moment Mentor Kikia, i ka kujtuar Berishës deklaratat e Bashës se nuk hyn në zgjedhje me Ramën kryeministër, por PD po e bën këtë.
“Lulzim Basha ka thënë në çadër se nuk shkojmë në zgjedhje me Ramën kryeministrër, dua të di me çfarë e këmbeu PD kushtin e hyrjes në zgjedhje pa Ramën?”, e pyet Kikia.
“Rilindja zgjodhi funditn e vet, paqja e ka atë meritë, paqja duket festive por vështrimi i saj, ekzistenca e saj është pakrahasimisht më e fuqishme se çdo gjë tjetër, Edi Rama sa herë shkoja në çadër vetëm një skemë më vinte në mendje, e katedrales së Vikto Hygoit, ku Frolo shikonte katedralen dhe thoshte ‘kjo këtu do ta vrasë atë atje’ dhe kështu mendoja edhe unë.
Në këtë kontekts Rama u tmerrua nga shikimi i vrenjtur i paqes, raporti i tij me paqen ishte prandaj vendosi më mirë një fund të tmerrshëm dhe zgjodhi fundin e tmerrshëm të Rilindjes.
Rama në tërësi, ikjen nga qeveria, ka mbetur ndonjë korruptor por po vijnë ditët e fundit. Rama është i lidhur, nuk i heq asnjë akuzaë, por prapëseprapë marërveshja është marrëveshja, por ai bëri atë që se bënte kurrë një kapiten, ia nisi me Tahirin, presidentin, lëshoi Kavajën vetëm për të shpëtuar lëkurën e tij.”, u përgjigj ish-kryeministri. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post