10:58 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Mënyra e vetme për të luftuar migrenën

22:49 | 13/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Mënyra e vetme për të luftuar migrenën

Të sëmurët me migrenë mund t’iu japin fund vuajtjeve të dhimbjeve të kokës duke mbajtur një peshë të shëndetshme. Shkencëtarët amerikanë kanë zbuluar se të qenët obezë rrit me 27% rrezikun e zhvillimit të migrenës, që mund të zgjasë deri në 3 ditë. Kjo sepse dhjami i ruajtur poshtë lëkurës mendohet se lëshon molekulat që shkaktojnë dhimbje koke.

Sipas një studimi të publikuar tek revista Neurology, gratë janë tre herë më të rrezikuara se meshkujt të preken nga migrena. Kjo mund të ndodhë pasi ato kanë më shumë dhjamë se meshkujt përreth belit, që lidhet me dhimbjet kronike të kokës.

Por nuk janë vetëm obezët në rrezik, pasi edhe ata që janë nënpeshë janë 13% më shumë të rrezikuar të vuajnë nga migrena krahasuar me njerëzit me peshë normale. Edhe në këtë rast janë molekulat e prodhuara nga indet dhjamore që shkaktojnë sëmundje.

Shkencëtarët kanë dalë në këtë përfundim pas një analizimi që u bënë 12 studimeve të kryera tek rreth 300 mijë njerëz.

“Duke qenë se obeziteti dhe të qenët nënpeshë janë faktorë rreziku potencialisht të modifikueshëm për migrenën, vënia në dijeni për këta faktorë riskues është e rëndësishme si për njerëzit që vuajnë nga migrena ashtu edhe mjekët”, thotë autorja kryesore e studimit, dr. Barbara Peterlin.

“Duhet të bëhen më shumë kërkime për të përcaktuar nëse synimet për t’i ndihmuar njerëzit të humbasin apo shtojnë në peshë mund të ulin rrezikun për zhvillimin e migrenës”.

Nuk dihet ekzaktësisht se çfarë e shkakton migrenën, megjithatë mendohet se mund të shkaktohet nga aktiviteti jonormal i trurit dhe mund të nxitet nga lodhja dhe stresi./Shëndeti.com.al

Etiketa: migrenashendeti
Pas

Baton Haxhiu: Konfliket me PS-në i ka provokuar LSI-ja

Para

Tym, fishekzjarre dhe muzikë, protestuesit e opozitës “i vënë flakën” kryeministrisë (VIDEO)

Para
Tym, fishekzjarre dhe muzikë, protestuesit e opozitës “i vënë flakën” kryeministrisë (VIDEO)

Tym, fishekzjarre dhe muzikë, protestuesit e opozitës "i vënë flakën" kryeministrisë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë për shpërndarje droge, sekuestrohen kokainë, armë të ftohta dhe para të përfituara nga aktiviteti kriminal

Festivali i Arkitektëve, Rama: Shqipëria sot prodhon më shumë arkitekturë se sa e gjithë Europa bashkë

Zelensky: Rusët janë të sëmurë nga urrejtja dhe lufta, vetëm me forcë ndalen

Serbia zbarkon sot në Tiranë, ja programi i rivalëve të Shqipërisë para ndeshjes

Tragjike në Itali! 30-vjeçarja rumune gjendet e copëtuar brenda një valixheje, autori dëshmon pse e vrau

‘Racist dhe i pamëshirshëm’, zemërim për vendimin e Trump për të ndaluar hyrjen në SHBA për qytetarët e 12 vendeve

Kakavijë/Kapet 41-vjeçari në kërkim, tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara

VIDEO/ Shpërthen në flakë anija në Turqi, plagosen tre persona

Rusia bombardon Ukrainën me dronë dhe raketa, katër të vrarë në Kiev dhe dhjetëra të plagosur

Ndërhyrjet në ish-burgun e Spaçit për një projekt filmi, reagon Ministria e Kulturës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.