Ndoshta sot të flasim për shkrim dore është e çuditshme, por ka shumë njerëz që letrave u qëndrojnë besnikë.
Dhe pikërisht mënyra se si e përdorim stilolapsin flet shumë për personalitetin tonë.
Lexoni tiparet dominante të kaligrafisë për të kuptuar tipin tuaj.
Madhësia
Nëse ju shkruani me shkronja të mëdha, jeni një person mjaft i shoqërueshëm dhe miqësor. Nëse ju shkruani me shkronja të vogla ka të ngjarë të jeni një person i mbyllur. Ju jeni të fokusuar, të kujdesshëm dhe të turpshëm.
Hapësira mes fjalëve dhe shkronjave
Hapësira e madhe midis fjalëve tregon se ju keni probleme me besimin. Jeni të prirur drejt vetmisë dhe shmangni kontaktin me njerëzit e tjerë, shkruan bordo.al. Hapësira mesatare tregon se ju ndiheni rehat me të tjerët.
Shkrimi i pjerrët
Nëse shkrimi juaj anon në të djathtë jeni i hapur ndaj çdo përjvoje në jetën tuaj dhe jeni guximtarë. Në qoftë se ju i anoni shkronjat në të majtë jeni një njeri i kujdesshëm, por i turpshëm. Ju nuk pëlqeni të jeni në qendër të vëmendjes, por keni aftësi shumë të mira menaxhuese. Nëse shkrimi juaj është i drejtë, ju jeni një person praktik dhe i balancuar. Keni kontroll mbi emocionet tuaja dhe situatat rreth jush.
Presion mbi letër
Shkrimi i fortë në letër flet për forcën tuaj, vetrespektin dhe vetbesimin e lartë që ju karakterizon. Në qoftë se presioni është i butë, ju jeni të ndjeshëm. Ju gjithmonë jeni në dyshim dhe keni vështirësi në marrjen e vendimeve.
(F.M/Faxweb)