Presidenti Ilir Meta është shprehur sot nga Durrësi se ai është i gatshëm që të rishikojë datën e zgjedhjeve, në rast se Rama e konsideron këtë një ters. Kushti i vetëm për datën e re sipas Metës, është që ato të mbahen para datave 17 dhe 18 Tetor, kur do të vendoset lidhur me çeljen e negociatave të vendit me BE-në.
“Kam përshtypjen se kryeministri e perception si datë tersi 13 Tetorin. 17 dhe 18 Tetori janë dy data shumë të rëndësishme, ku do të vendoset për çeljen e negociatave.
Të gjithë ne e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, provimin e Qershorit e shtymë për në vjeshtë, është e domosdoshme që të jemi mjaft të përgjegjshëm dhe korrektë përpara shqiptarëve, unë si president, zoti Rama si kryeministër i vendit, dhe si zoti Basha që është kreu i opozitës.
Nëse ne nuk bëjmë zgjedhje gjithë përfshirëse brenda Tetorit, atëherë provimi i vjeshtës është i pakalueshëm. Nuk duhet të humbasim asnjë orë nga sot dhe në vijim. Jam fleksibël që ta rishikoj 13 Tetorin, ai është i mirëpritur, dhe askush nuk duhet të mendojë se do të dalë me kosto zero nga kjo”, u shpreh Meta nga Durrësi.
Meta e ka konsideruar vijim rrëmuje vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Durrës, për të mos i dhënë mandatin e kryebashkiakes Valbona Sakos.
“Çdo proces gjyqësor që zhvillohet është një përfaqësim i rrëmujanës që po ndodh në vendin tonë, në mungesë të respektit të Kushtetutës, dhe të Reformës në Drejtësi, që u miratua me vendim konsensual tre vite më parë”, u shpreh më tej Presidenti.
(E.K/Faxweb.al)