03:23 | 09/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mercedez Benz AROCS: Prezantohet modeli më i fundit i kamioneve të specializuar në fushën e ndërtimit dhe transportit

16:49 | 22/10/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mercedez Benz AROCS: Prezantohet modeli më i fundit i kamioneve të specializuar në fushën e ndërtimit dhe transportit

Auto Star Albania, Distributori i Përgjithshëm i Mercedes-Benz në Shqipëri, ka prezantuar për klientët e saj modelin më të fundit të kamionëve Mercedes-Benz AROCS, të specializuar kryesisht për sektorin e ndërtimit dhe transportit.

Para dorëzimit të flotës së parë të kamionëve, përfaqësuesit e Auto Star Albania dhe Mercedes-Benz kanë prezantuar risitë dhe sistemet moderne të modeleve të reja AROCS. Varësisht sektorëve, Mercedes-Benz AROCS mund të porositën të personalizuar sipas specifikave, nevojave dhe profilit të kompanive, ku kriter shumë i rëndësishëm për përzgjedhjen e flotës së komioneve, sidomos të kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit dhe transportit, vlerësohet terreni ku ato do të përdoren. Kritere të tjera, ndërkohë janë dhe kapaciteti, frekuencat e transportit dhe performanca e kamionëve.

Gjatë prezantimit dhe seancave të trajnimeve për modeleve të reja Mercedes-Benz AROCS, drejtuesit e Auto Star Albania dhe përfaqësuesit e Mercedes-Benz vunë theksin në faktin se modelet e reja ofrojnë më shumë siguri si dhe komoditet maksimal për drejtuesin e mjetit. Gjithashtu, Arocs e rinj minimizojnë në maksimum kostot e kompanive. “Kompanitë që duan të avancojnë të sigurtë dhe që kanë nevojë për një flotë solide që përshtatet me terrenet e vështira malore dhe ato brenda qytetit, Mercedes-Benz “Arocs” janë zgjidhja ideale dhe investimi më i sigurtë që një kompani mund të bëjë.

Pra, ne nuk mundësojmë thjesht një mjet që përshtatet në mënyrë optimale në disa terrene njëkohësisht, me nevojat e momentit që kanë kompani shqiptare apo sektorët e ndryshëm në Shqipëri. Ne ofrojmë dhe një garanci për të ardhmen. Garancia që ne ofrojmë nuk është vetëm emri dhe përvoja e Mercedes-Benz, por ajo që ne si Auto Star Albania ofrojmë për klientët tanë. Sigurisht, AROCS plotësojnë nevojat vazhdimisht në rritje të kompanive dhe ne si Auto Star Albania, ofrojmë konsulencë të plotë gjatë procesit të përzgjedhje dhe pas shitjes”, theksoi Drejtori i Shitjeve të Auto Star Albania, z. Sokol Kodra.

Sipas tij, nisur nga kërkesat në rritje, sidomos për aspekte që kanë të bëjnë me komoditetin, sistemet e asistencës, koston e karburantit, kostot e mirëmbajtjes dhe sigurinë së mjetit, AROCS është një zgjidhje ideale që jo vetëm i plotëson 100 për qind këto kritere, por i ka tejkaluar pritshmëritë e klientëve. “Modelet e reja të kabinave, falë inovacioneve teknike dhe sistemeve të avancuara asistencës, ofrojnë komoditet maksimal për drejtuesin e mjetit. AROCS e ri është i pajisur me motorrë të rinj të fuqishëm Euro VI, të cilët minimizojnë në maksimum konsumin e karburantit, garantojnë më shumë fuqi motorike dhe sigurisht më shumë jetëgjatësi të motorit. Në çdo aspekt, përfshirë dhe atë të servisimit dhe mirëmbajtjes, AROCS ofron më shumë siguri, efikasitet dhe kosto më ekonomike se çdo model tjetër në llojin e tij”, theksoi z. Kodra.

Ndërkohë, një komponent i rëndësishëm i modeleve të reja AROCS, sipas tij janë dhe intervalet e gjata kohore ndërmjet shërbimeve të mirëmbajtjes dhe servisit. Jetëgjatësia e përdorimit të shumë prej komponentëve, jo vetëm që rrit efikasitetin e mjetit, por gjithashtu minimizon intervalet e servisimit dhe rrjedhimisht ul në maksimum kostot e përgjithshme të kompanive. Kjo, sipas z. Kodra është një faktor shumë i rëndësishëm dhe kompanitë që operojnë kryesisht në sektorin e ndërtimit, e dinë mjaft mirë se sa të rëndësishme janë këto komponentë.

“AROCS” i ri është i pajisur me timon elektro-hidraulik, me një drejtues hidraulik të boshtit, i cili, në terrene të vështira, mund të shndërrohet në një makinë të qëndrueshëm në boshtin e përparëm. AROCS mund të porositet me specifika të veçanta, ku ndër elementët kryesorë janë motorrët e rinj “blutek” Euro 6 me turbo dhe intercooler, të cilët garantojnë më shumë fuqi tërheqëse në më pak rrotullime. Çift rrotullues maksimal arrin nga 1 000 Nm në 3 000 Nm dhe janë të pajisur me katër lloje motorrësh 7,7 litra, 10,7 litra, 12,8 litra dhe për herë të parë do të kenë një OM 473 me 15,6 litra.

AROCS është një fuqi e re në sektorin e ndërtimit dhe mund të përdoren në profile dhe terrene të ndryshme si transportues, apo dhe si betoniere me akse dhe diferenciale të ndryshme. Modelet e reja janë në dospozicion në variantet 4×2 deri 8×8, dhe modele me katër akse. Kabinat janë kompakte dhe mundësohen në versionet S, M ose L. AROCS i ri, opsionalisht mund të pajiset me një kabinë edhe më të gjerë edhe më të madhe se 2.5 m. Dizajni është i pagabueshëm dhe shquhet nga një grilë e ashtuquajtur dhëmbëzat. Gjithashtu pjesa e parakolpit është e pajisur me elementë çeliku dhe një radiator i fuqishëm. AROCS ka një peshë të reduktuar, e cila arrin në vetëm 9,250 kg pa ngarkesë dhe mund të mbajë ngarkesa nga 8 deri në 10 metra kub beton në çdo rrugë.

Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri, ofron asistencë dhe mbështetje të plotë për klientët dhe partnerët, gjatë procesit të përzgjedhjes së opsioneve dhe specifikave, trajnime të vazhdueshme për stafin e kompanive dhe asistencë të plotë për të gjithë gamën e shërbimeve. Auto Star Albania, si pjesë e Kastrati Group, është një garanci më shumë për besueshmërinë, disponueshmërinë dhe servisimin profesional dhe të siguritë të flotës së kamionëve.

 

 

 

Pas

Pjesë e listës së zezë së SHBA-së, KPA njoftim të rëndësishëm për ish-gjyqtarin Artan Zeneli

Para

Të lidhur apo jo? Capital T na prezanton me vajzën misterioze

Para
Të lidhur apo jo? Capital T na prezanton me vajzën misterioze

Të lidhur apo jo? Capital T na prezanton me vajzën misterioze

Discussion about this post

 



Të Fundit

Bomba e Pilinçit: Me 11 Maj nuk do të ketë zgjedhje, por shumë arrestime

Berisha nga Lezha: Më 11 maj kemi votën më të rëndësishme për fatin e shqiptarëve

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, uron Papa Leone XIV: Paqja dhe drita e Zotit qoftë me Ju!

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, del automjeti nga rruga, një person në gjendje të rëndë

Berisha në Lezhë: Ndryshimi i madh në 100 Ditë, bashkohuni në besëlidhjen për Shqipërinë

Berisha: Asnjë votë për Tom Pazarin dhe partitë që thonë se nuk janë për rotacionin

“Koalicioni Euroatlantik baraz me luftë kundër korrupsionit të 7×7=313”, Basha në mbylljen e fushatës në Tiranë: Vota për numrin 4 është për t’i dhënë fuqi SPAK

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, uron besimtarët katolikë për zgjedhjen e Papës së ri

Berisha: Rama erdhi me një thes me rrena dhe mendoi se mund të rrejë shkodranët! Fyerjet e tij i përdor Maduro i Venezuelës

Berisha uron Papën e sapozgjedhur: Le t’i urojmë ne sukseset më të mëdha në misionin e tij hyjnor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.