Mbrëmjen e sotme, imami Armand Ali iu bashkua diskutimeve nëse monumenti i heroit tonë kombëtar është mbuluar apo jo mëngjesin e kaluar gjatë faljes së Namazit.
Miëpo deklaratat e imamit ishin mjaft të ashpra, pasi arrin deri atje saqë shprehet se i vjen turp që ka për hero kombëtar Skënderbeun, të cilin e quan mercenar që rend pas floririt. Por kush është imami Armand Ali?
Ai predikon xhaminë e Unazës së re dhe njihet edhe si mëkëmbësi i Genci Ballës në këtë xhami, pasi u zgjodh nga besimtarët pikërisht pas arrestimit të këtij të fundit.
Genci Balla u arrestua në mars të 2014-ës nën akuzën se rekrutonte luftëtarë për ISIS-in. Balla u zëvendësua nga besimtarët me një imam tjetër, Armand Ali, i diplomuar në Arabinë Saudite, i cili ndryshe nga i pari shfaqet i hapur me mediat.
Imami shprehej sot përmes një shkqimi, se falja e namazit në shesh është një gabim trashanik i KMSH-së, që sipas tij nuk duhet të ndodhte.
Kjo për shkak se myslimanët e kanë të ndaluar të falin namaz duke pasur përballë në drejtimin e kibles një idhull, bust apo pikturë të diçkaje me shpirt qoftë ajo e një njeriu, shpendi apo kafshe.
“Falja e namazit aty eshte nje gabim trashanik i KMSH i cili nuk duhet te ndodhte. Por duke qene se akoma deri sot frenat dhe timonin e KMSH e kane ne dore gylenistet e FETO, nuk pritet ndonje miresi e madhe qe ti vije Islamit dhe muslimaneve. Madje une mendoj se shperngulja e vendit te faljes nga bulevardi per tek sheshi i Skender Beut ka qene e qellimshme per te treguar tolerancen dhe harmonine nderfetare qe per gylenistet eshte me paresore sesa Islami dhe besimi tek Allahu.”, shkruante sot imami.
Mirëpo kjo nuk është deklarata e parë që imami Ali ka bërë kundër KMSH-së. edhe më herët, njëlloj si edhe sot, ai është shprehur se Komuniteti Musliman është kapur nga rryma Gyleniste, (përkrahës të Fetullah Gylenit)’ kundërshtarit politik të krahut Erdogan në Turqi. (D.D/Shuplaka)
Është momenti i fundit që prokuroria dhe gjyqësia t’ua tregojnë vendin këtyre sojsëzëve shqipfolës!