Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj nga foltorja e Kuvendit sulmoi opozitën lidhur me akuzat që kjo e fundit ka lëshuar këto ditë për qeverinë për faktin se kjo e fundit mori sipas saj meritën e aksionit.
“Partnerët ndërkombëtarë, SHBA, drejtpërdrejt por edhe agjencitë tyre, DEA, EUROPOL dhe INTERPOL e shprehën meritën e policisë shqiptare në këtë operacion. Jo vetëm ne, por edhe partneret janë të çuditur dhe të shokuar me lidershipin e opozitës shqiptare të operacionit të drogës. Si është e mundur që liderët tuaj artikulojnë pa pikën e turpit akuza. Si mund ti bëni këto akuza? Kur partnerët tanë ndërkombëtar japin vlerësim të madh. Disa prej jush janë qesharak në skenarët se kush e solli kokainën, kush i njoftoi, pse? Lërjani këtë çështje kompetentëve. Për më tepër në këtë rast atë që e bëjnë këtë punë, jeni shprehur publikisht kundër tyre. Ju thatë se ne ishim porositës, dhe po ne ia prishëm planet atyre, pasi e kapëm”, tha Xhafaj.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post