Pas disa afrimeve mjaft të mira, Napoli po mendon për përforcime të reja. Objektivat janë Federico Chiesa dhe Jack Grealish.
Sulmuesi Grealish është jashtë projektit të Manchester Cit, me Guardiolën që nuk do llogarisë në shërbimet e tij për sezonin e ri. Së fundmi ka patur kontakte me napoletanët dhe nuk përjashtohet mundësia që lojtari të transferohet te kampionët e Italisë.
Ndërkohë Chiesa numëron vetëm 14 paraqitje këtë sezon për Liverpoolin dhe nuk u thirr nga Arne Slot për turneun e The Reds në Azi. Ky është një sinjal i fortë, që tregon se Chiesa me gjasë do të ndërrojë mjedis dhe Napoli mbetet një destinacion i mundur.