17:18 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Merkato, Llullaku: Kam marrë shumë oferta, por preferoj kampionatin italian

16:59 | 07/12/2016
në Sport
0
Merkato, Llullaku: Kam marrë shumë oferta, por preferoj kampionatin italian

Azdren Llullaku pritet të jetë një ndër lojtarët kuqezi më të kërkuar në merkaton e janarit. Sulmuesi kosovar aktualisht luan në kampionatin rumun me Gaz Metan, por nuk i përjashton mundësitë e largimit.

Në një prononcim për SuperSport, 28-vjeçari tregoi ofertat e marra nga ekipe të mëdha në Europë por dëshira e tij mbetet Italia.

“Kam kontratë deri në verën e ardhshme, por aty ekziston edhe një klauzolë, që nëse vijnë oferta të kënaqshme mund të largohem prej muajit dhjetor. Ka pasur interes, nga ekipe nga Rusia, por diçka po lëviz edhe nga Italia, apo edhe nga Ligat më të mëdha në Europë.

Dëshira ime është që të kem mundësi të luaj në Itali, aty ku jam rritur dhe ku jeton familja ime, megjithatë për momentin ende nuk ka diçka konkrete”, tha Llullaku për “SuperSport”.

Ndër të tjera kosovari foli dhe për aktivizmin e tij në Kombëtaren Shqiptare, ku tashmë është rikthyer nga De Biazi në ndeshjet e fundit të luajtura në kuadër të fazës në grupe për “Rusi 2018”.

“Dëshira ime më e madhe është të ndihmoj Kombëtaren me gola. Ndeshja me Izraelin ishte e çuditshme, sepse mbetëm në inferioritet pas vetëm 15 minutave, ndërsa u ndëshkuam edhe me penallti. Por, shpresoj që në ndeshjet që do të vijnë do të na ndryshoj fati, ndërsa unë ta ndihmoj Shqipërinë me gola.

Normale që pozicionimi në vendin e dytë në grup duket i vështirë, megjithatë i vështirë ishte edhe kualifikimi i Shqipërisë në Europian dhe ekipi ia doli. Kombëtarja ka kaluar shumë gjëra të vështira dhe në fund ia ka arritur aty ku e ka vendin. Unë kam shpresa deri në fund, për aq kohë sa matematika na e lejon që të pretendojmë për tu klasifikuar pse jo edhe në vendin e dytë ose të tretë”- përfundoi Llullaku.

Etiketa: azdren llullakugaz metanitaliofertarumanirusi
Pas

MBRËMË NUK E NDEZA TELEVIZORIN

Para

Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Para
Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Madonna zbulon sekretin: Ja çfarë kam bërë me Michael Jackson

Discussion about this post

 



Të Fundit

BE ndan 17 milionë euro për të mbajtur infermierët brenda Unionit

Netanyahu: Me ndihmën e SHBA, fushata mund të rrëzojë regjimin iranian por nuk është aq e thjeshtë

70-vjeçari dyshohet se vdiq nga arresti kardiak në “Gropën e ujërave termale” në Peshkopi

Irani kërcënon me sulme të reja ndaj Izraelit: “Nuk kemi kufij në objektiva”

QKB u kujton bizneseve: Dorëzoni pasqyrat financiare deri më 31 korrik

Belsh/Masat e marra për aktivitetin çiklistik “Kampionati Kombëtar i Rrugës 2025”

Rezultati i 11 majit në rishikim, PS dhe PD në rënie pas rinumërimit të 160 kutive

Mosmarrëveshja kufitare Kamboxhia–Tajlandë, një telefonatë që trondit qeverinë tajlandeze

Si do të ndryshojë Irani nëse vritet lideri suprem Khamenei?

Mesazh për Trump në Tel Aviv: “Zoti President, përfundoje punën”, posteri gjigant ndez debat

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.