17:18 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Merkel dhe partia e saj humbin vendin e parë (SONDAZHI NË GJERMANI)

07:08 | 24/02/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ditën e parë të 2017-ës, kancelarja Merkel ka një mesazh

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) gibt am Montag (21.02.2011) im Konrad-Adenauer-Haus in Berlin eine Pressekonferenz zur Hamburg-Wahl. Die CDU kam in Hamburg mit 21,9 Prozent auf das schwächste Wahlergebnis seit Kriegsende. Foto: Rainer Jensen dpa

Socialdemokratët gjermanë kanë parakaluar në sondazhe konservatorët e Kancelares Angela Merkel, për herë të parë që prej tetorit të vitit 2006, e për më tepër kur kanë mbetur edhe 7 muaj nga zgjedhjet federale.

Sondazhi i kryer nga “Infratest dimap” dhe i publikuar nga rrjeti televiziv gjerman “ARD”, e nxjerr “SPD”-në kuotën e 32 për qind, ndërsa bllokun konservator të Merkelit me vetëm një për qind më pak, 31%. Socialdemokratët kanë rritur ndjeshëm pozitat e tyre, që prej nominimit të ish-presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Në krahasim me një sondazh nga e njëjta kompani të publikuar më 2 shkurt, “SPD”-ja ka fituar 4 pikë përqindjeje, ndërsa blloku konservator i përbërë nga kristiandemokratët (CDU) dhe aleatët bavarezë të Unionit Kristian-Social (CSU), ka humbur 3 pikë përqindjeje.

“SPD”-ja e rigjallëruar duket se ka tronditur sondazhet gjatë javëve të fundit, pasi kishin mbetur pas konservatorëve të Merkelit prej vitesh, apo thuajse një dekade. Herën e fundit që “SPD”-ja ka fituar zgjedhjet ka qenë në vitin 2002, kohë në të cilën drejtohej nga Gerhard Schroeder, përcjell TCH.

“SPD”-ja ka urdhëhequr së basku me konservatorët e Merkelit në një “koalicion të madh” që prej vitit 2013, por Schulz ka qenë i angazhuar në Bruksel në pjesën më të madhe të kësaj periudhe legjislativi. Që prej rikthimit në Gjermani, ai ka bërë fushatë kundër politikave të kancelares, si një person i jashtëm.

Sondazhi, ndërkohë, tregon se partia antiemigracion “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) ka 11 për qind të mbështetjes, “të gjelbrit” me vetëm 8 për qind, ndërsa ekstremistët e majtë “Linke” me 7 për qind. Pas tyre janë “Demokratët e Lirë” (FDP) me 6 për qind. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, kjo do të bënte që “AfD”-ja dhe “FDP”-ja të kalonin pragun prej 5% të nevojshëm për të hyrë në Parlament, një zhvillim që do të komplikonte llogaritë për koalicion. Sondazhi është zhvilluar nga 20-22 shkurt dhe janë pyetur 1.047 persona.

Etiketa: angela merkelpartia e sajsondazhi
Pas

“Meta mjaftueshëm i madh për të dalë më vete, PD ta ngjisë vetë maloren”

Para

Kampionët në fuqi të Anglisë shkarkojnë trajnerin, një tjetër italian në sfond

Para
Leicesteri skuadra kampion e në fuqi që ”u zgjua” nga ëndrra dhe lufton për mbijetesë

Kampionët në fuqi të Anglisë shkarkojnë trajnerin, një tjetër italian në sfond

Discussion about this post

 



Të Fundit

Zjarr në një banesë pranë qendrës historike të Vlorës

Pas sanksioneve të SHBA-së, BE ofron mbështetje për Gjykatën Ndërkombëtare Penale! Ursula von der Leyen: Institucioni duhet të jetë i lirë dhe pa asnjë presion

Operacioni “Ura”/ Autoritetet belge i dorëzojnë DIA-s së Barit shqiptarin e arrestuar më 21 maj, pjesë e 52 urdhërave për paraburgim

Trump emëron një ish-kopshtarin 22-vjeçar si kreun e Zyrës për Parandalimin e Terrorizmit, shkakton reagime të ashpra

Itali/ Shkatërrohet rrjeti i trafikantëve të drogës, 11 arrestime në Foggia. Në qendër të hetimit një shqiptar, furnizuesi kryesor i kokainës

BE i jep fund koncesioneve tregtare për Ukrainën

“Njerëzit shkojnë e vijnë në Shtëpinë e Bardhë”, këshilltari ekonomik i Trump për largimin e Musk: Ishte një punonjës me datë skadimi!

Tiranë/ Mësuesja denoncon babanë e nxënëses për fyerje, pronarja e kopshtit akuzon nënën e një fëmije për prishje të imazhit

Tiranë/ Postuan filmimin e sherrit me të miturën në rrjetin social, nën hetim 5 bashkëmoshataret! Nën akuzë dhe adoleshenti që denigroi 15-vjeçaren

“Jemi të varur nga SHBA”- Kancelari Merz: Për Ukrainën mendojmë ndryshe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.