Ashtu siç e ka theksuar dhe më parë kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar dje se Berlini nuk do ta përkrahë ushtarakisht Washington-in në rast të konfliktit ushtarak me Korenë e Veriut.
Këto deklarata Merkel i bëri gjatë një forumi të organizuar në Berlin ku iu përgjigj interesimit të mediave nëse Gjermania do ta përkrahë në mënyrë ushtarake SHBA-në në rast të ndonjë konflikti me Korenë e Veriut.
Merkel tha: Të përgjigjem në mënyrë preçize, jo, nuk do të përkrahim ushtarakisht SHBA-në. Merkel shtoi: Amerika, e cila nuk merret me asgjë në botë përveç vetvetes, nuk do të jetë “Amerika e Madhe”.
Po ashtu Merkel vuri theksin në zgjidhjen diplomatike të konfliktit që vijon tashmë prej muajsh të jetë i nxehtë mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut.
Por ashtu siç tha edhe vetë Merkel nuk mund të ulen për një zgjidhje diplomatike sa kohë që qëndrimet e të dyjave vendeve vijojnë të jenë mjaft të ndara.
(E.K/SHUPLAKA)