04:55 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Merkel, e rreptë: “Të ndalohet burka në Gjermani.” Paralajmëron masa për refugjatët

14:23 | 06/12/2016
në Bota, Flash, Te Fundit
0
Merkel, e rreptë: “Të ndalohet burka në Gjermani.” Paralajmëron masa për refugjatët

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje që të ndalohet veshja e burkës në Gjermani dhe siguroi se do të mbështesë një ndalim mbarëkombëtar ndaj kësaj lloj shamie që mbulon fytyrën.

“Mbulimi i fytyrës në mënyrë të plotë duhet të ndalohet, kudo që ligjërisht është e mundur.”, është shprehur kancelarja gjatë një konference që partia CDU ka zhvilluar së fundmi.

Disa muaj më parë, Merkel u shpreh se burka pengonte gratë myslimane të integroheshin në shoqërinë gjermane.

Ky qëndrim i saj që u duartrokit nga të pranishmit vjen pas qëndrimit të Thomas de Maizière, ministri i Brendshëm gjerman, një ndër aleatët më të ngushtë të Merkelit, i cili deklaroi në Gusht se mbështeste propozimin e ndalimit të pjesshëm të kësaj veshje myslimane.

Gjatë fjalës së saj, kancelarja gjermane foli edhe për çështjen e emigrantëve, duke lënë të kuptohet se do të merren masa shtrënguese ndaj emigrantëve me qëllim mospërsëritjen e krizës së refugjatëve.

“Jo të gjithë emigrantët mund të qëndrojnë në Gjermani. Nevojitet që kriza të mos përsëritet.”, tha ndër të tjera Merkel. Qëndrimi i saj i mëparshëm ndaj krizës së azilkërkuesve shkaktoi përçarje brenda CDU-së (Christian Democratic Union) dhe rënie të numrit të atyre që e përkrahnin.

Etiketa: angela merkelgjermaniqendrimRefugjate
Pas

Nuk paguan karburantin,shoferi ‘fluturon’ në ajër punonjësen që përpiqet ta ndalojë (VIDEO)

Para

OSHE një tjetër hap: Do kallëzojmë çdo firmë që na dëmton

Para
OSHE një tjetër hap: Do kallëzojmë çdo firmë që na dëmton

OSHE një tjetër hap: Do kallëzojmë çdo firmë që na dëmton

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.