Kancelarja Angela Merkel e ka bërë të qartë se Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm për çeljen e negociatave, ndërsa vlerësoi me superlativa punën e bërë nga Maqedonia e Veriut.
Merkel theksoi se pas vendimit ajo ka komunikuar me kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, por nuk përmendi kreun e qeverisë shqiptare Edi Rama.
“Kur diskutuam hapjen e fatkeqësisht nuk ishim në gjendje të arrinim një marrëveshje me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Më vjen shumë keq për këtë vendim. Pozicioni i Gjermanisë ka qenë për të nisur bisedimet, nëse do të përmbusheshin disa kushte, por nuk arritëm unanimitet mbi këtë çështje”, tha Merkel.
“Do të vazhdojmë të diskutojmë këtë temë dhe kemi rënë dakord që para samitit e Zagrebit do t’i rikthehemi kësaj çështjeje”.
Ju keni punuar shumë për hapjen e negociatave, a mendoni se iu është kthyer shpina Maqedonisë dhe Shqipërisë?
Merkel: Janë disa vende që kanë rezerva për çeljen e negociatave, patjetër që dhe do të zhgënjehen si kryeministri i Maqedonisë dhe ai i Shqipërisë. Unë fola me Zaevin, e mbështes presidentin e Francës Macron për qasjen e tij për reformimin e Unionit, kemi rënë dakord për disa gjëra që duhen bërë.
Gjermania kërkoi që të hapen negociatat me të dy vendet, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë për çeljen e negociatave, duke filluar që nga ndryshimi i emrit, edhe Shqipëria ka bërë progres.
Vazhdoj të mendoj se Shqipëria ka bërë shumë, por nuk na ka bërë që të marrim një vendim unanim, të përbashkët, pasi ka ende punë për të bërë.
Sipas Merkel marrëveshja për emrin që kreu Maqedonia tregoi shumë për sakrificat dhe detyrimet që ky shtet ka përmbushur në kuadër të çeljes së negociatave me BE-në.
Kancelarja gjermane saktësoi se për Shqipërinë kishte disa vende që kundërshtonin çeljen e negociatave, ndërsa me Maqedoninë ishte vetëm Franca që vendosi veton.
(E.K/Faxweb.al)