Kancelarja Angela Merkel ka qenë ditën e sotme në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ajo ka takuar presidentin Donald Trump dhe së bashku kanë dalë në një konferencë për shtyp. Dy liderët kanë diskutuar për situatën në Siri dhe për atë të Koresë së Veriut
Kancelarja ka thënë se Gjermania dhe SHBA vijojnë të kenë marrëdhënie të mira, pavarësisht retorikës së fortë të pak kohëve më parë lidhur me eksportin e çelikut.
Trump duke iu referuar ngjarjes së sotme të takimit historik mes dy liderëve të Koreve ka theksuar se marrëdhëniet me Korenë e Veriut kanë ndryshuar shumë nga ato të pak para pak muajve.
Ai tha se përgjegjësia për gjetjen e një zgjidhjeje për vendin komunist, i ka rënë mbi shpatulla atij, ndërkohë që duhet të ishte adresuar më mirë qysh prej presidentëve të kaluar.
Ai nuk ngurroi të theksonte se do t’i japë një zgjidhje kësaj situate, ‘zgjidhje përfundimtare’ siç u shpreh ai.
(E.L./Faxweb)