Kancelarja Gjermane Angela Merkel deklaron se largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian nuk përbën një rrezik për unitetin e bllokut me bazë në Bruksel.
“Evropa tashmë ka një ide të qartë lidhur me planet e Britanisë së Madhe për t’u larguar nga Bashkimi Evropian”, tha Merkel gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin italian, Paolo Gentiloni.
Merkel përjashton sërish çdo negociatë të mundshme me Londrën, derisa kjo të dalë zyrtarisht nga Unioni.
“Megjithatë, negociatat do të fillojnë vetëm kur kërkesa të jetë bërë në bazë të nenit 50”,u shpreh kancelarja.
Më pas Merkel shtoi se nuk do të lejojë që BE të ndahet pas Brexit-it.
“Gjëja kryesore është se Evropa nuk do të lejojë që të ndahet dhe ne do të sigurohemi për këtë nëpërmjet një dialogu shumë intensiv”, tha Merkel. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post