Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel i bëri sot thirrje Ankarasë zyrtare të ruajë gjakftohtësinë në krizën që po karakterizon marrëdhëniet e tanishme diplomatike gjermano-turke.
Erdogan që e akuzoi Gjermaninë për praktika naziste. Ndërsa zëdhënësi i Merkel, Steffen Seibert tha sot: Në adresë të partnerit tonë turk duam të përcjellim mesazhin që të tregohen kritikë atje ku është e nevojshme por pa lënë në harresë rëndësinë e partneritetit tonë, të marrëdhënieve tona të ngushta. Dhe ruani gjakftohtësinë. Ne kundërshtojmë asimilimin e politikës së Gjermanisë demokratike me atë të nacional-socializmit. Në mënyrë të përgjithshme krahasimet me nazizmin janë mjaft absurde dhe të pavenda.
Kryeministri i Turqisë Recep Taip Erdogan e ka komentuar ndalimin e disa tubimeve dhe paraqitjeve të ministrave turq në Gjermani, si “nje praktikë naziste”.
Por autoritetet gjermane thonë se pikërisht ky edhe është qëllimi i Erdoganit: që të përshkallëzojë situatën edhe më shumë dhe që këtë ta shfrytëzojë për fushatën e tij në Turqi. Ndërkohë vet Erdogan ka shkuar një hap më larg në akuzat ndaj Gjermanisë. “Sikur të doja, nesër mund të vija në Gjermani. Nëse nuk më lejoni të futem atje apo nuk më lejoni të flas në ndonjë tubim, atëherë do të bëj një kryengritje, do ta ngre të gjithë botën në këmbë”, – paralajmëroi Erdogani, i cili pretendon që fushatën për ndryshimet kushtetuese ta shtrijë edhe në mesin e turqve në Gjermani.
Autoritetet gjermane i kanë dënuar ashpër këto deklarata, por ato nuk duan të ndalojnë futjen në Gjermani të ministrave turq, sepse kjo mund të shkaktojë edhe ndërprerjen e raporteve, që do të pamundësonte influencën ndaj qeverisë turke, për të ndryshuar politikën e tanishme. Të paktën deri tani.
(J.V/Shuplaka)
Avant Kredi është një organizatë e miratuar nga qeveria e qeverisë dhe në bashkëpunim me bankën qendrore. Kompania jonë është e dedikuar kryesisht për Shërbimet Bankare dhe Financiare dhe siguron hua për kompanitë, kredi individuale, kursime dhe kredi. Nëse keni pyetje ose keni nevojë për një hua, shpejt na kontaktoni përmes EMAIL:
[email protected]