Kancelarja e Gjermanisë, jep dritën jeshile për të rikthyer normalitetin në futboll.
Bundesliga do të rikthehet më 22 maj, kjo për shkak se kancelaria gjermane Angela Merkel këmbënguli për një karantinë 2-javore për të gjitha klubet.
Një dokument i dalë të mërkurën thoshte se kthimi i futbollit në Gjermani do të vonohej deri më 22 maj me sugjerime që ndeshjet e para mund të mbaheshin vetëm pas dy javëve karantinë të të gjitha skuadrave.
Por ato kërkesa janë hequr dhe qeveria gjermane me vendimin e fundit zyrtar ka dhënë miratimin për rikthyer futbollin në mesin e muajit maj.
Kancelarja Angela Merkel ditën e sotme zhvilloi një takim me krerët e shteteve për të diskutuar planet e Gjermanisë për lehtësimin e bllokimit si pasojë e pandemisë.