18:30 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Mero Baze i dokumentin Lulzim Bashës: Jam penduar që të promovova, më paske gënjyer për shkollën

09:51 | 10/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mero Baze i dokumentin Lulzim Bashës: Jam penduar që të promovova, më paske gënjyer për shkollën

Gazetari Mero Baze vijon sulmet e tij në drejtim të drejtuesve të Partisë Demokratike, teksa së fundi është ndalur te shkollimi i Lulzim Bashës.

Duke e pranuar që ka qenë një nga gazetarët e parë që i ka shërbyer promovimit të Bashës në politikë, tashmë pas 15 vitesh Baze është interesuar pranë Universitetit ku kreu i PD-së ka përfunduar studimet e tij.

Baze akuzon dhe Berishën për këtë gënjeshtër që i është bërë publikut, ndësa deklaron se e bija e tij Argita ka qenë ajo që ka sjellë Bashën në politikën shqiptare.

Reagimi i plotë i Bazes:

Kur e paskam takuar për herë të parë Lulzim Bashën, paska qenë i padiplomuar, ndërkohë që po e prisnim si model i të riut të shkolluar në Perëndim. Në përpjekje për ta shitur si një talent që vinte nga Perëndimi, Sali Berisha më rekomandoi ta takoja në fund të Dhjetorit të vitit 2004, ndërkohë që ideja e KOP kishte marrë jetë dhe anëtarët po rekomandoheshin në shumicë nga mërgata shqiptare e Kosovës, që punonte me të bijën e Sali Berishës, atje.

Lulzim Basha u paraqit si dikush i shkolluar shumë mirë në Hollandë, që kishte punuar me organizata ndërkombëtare dhe më pas me UNMIK në Kosovë.

Nuk dua të zgjatem më tej në detajet e atij takimi të parë, por një gjë është tashmë e provuar. Më ka gënjyer dhe për shkollën. Më ka gënjyer mua, shpresoj të ketë gënjyer Sali Berishën, ndoshta dhe Argitën, që ishte shkesja e sjelljes së tij në politikën shqiptare.

Se nëse nuk i ka gënjyer është dhe më keq . Duhet të kenë qenë shumë të detyruar ndaj tij për shkak të Argitës.

Dokumenti provon se ndërkohë që ne ua prezantuam shqiptarëve si një i shkolluar në Perëndim, ai ka qenë pa shkollë.

Dokumenti zyrtar që Universteti i Utreht i ka çuar gazetës provon se ky njeri ka bërë 4 vjet shkollim parauniversitar, për tu konsideruar i aftë për të ndjekur bachellorin.

Dhe më tej nuk dihet më asgjë çka bërë, por në vitin 2005 ka një dokument që provon se ka mbaruar studimet.

Përgjigja e Universiteti të Utrecht

Pra ne ua kemi prezantuar shqiptarëve një njeri pa diplomë, si super të shkolluar.

Për këtë duhet tu kërkojmë ndjesë. Unë si gazetari i parë që kam shkruar për të, pastaj Sali Berisha që e ka prodhuar këtë gënjeshtër zyrtarisht.

Tani ky njeri është në krye të opozitës shqiptare dhe gjithë jeta e tij, nis me një gënjeshtër. Qoftë dhe gënjeshtër për afatin e shkollimit.

Diploma e tij nuk është ekuivalentuar kurrë zyrtarisht në Ministrinë e Arsimit aty ku duhet të njehësohet por mbi të gjitha ky njeri refuzon të jap shpjegime zyrtare për shkollimin.

Qeveria shqiptare duhet të gjejë një mekanizëm ligjor për t’i detyruar zyrtarët e lartë politik të njëhësojnë diplomën që kanë, nëse paguhen me lekët e shqiptarëve.

Nuk është e detyrueshme që një deputet të ketë diplomë. Ai mund ta marrë rrogën si deputet dhe me shkollë të mesme, por shqiptarët duhet ta dinë.

Sqarimi i shkollimit të Lulzim Bashës nuk vlen për kulturën e tij, apo për ta mbajtur, apo hequr si kryetar opozite. Ajo është çështje e vullentit politik të opozitës. Lulzim Basha duhet të provojë në mënyrë transparente shkollimin e tij.

Kur e ka mbaruar ciklin parauniversitar, kur dhe ku, e ka mbaruar bachelorin, dhe kur masterin.

Të gjitha këto duhet të njehësohen zyrtarisht nga Ministria e Arsimit. Nëse nuk i ka, është problem i tij, por ai duhet të certifikohet si mashtrues zyrtar për biografinë e tij.

Është koha që presioni për ta bërë transparent të shkuarën e tij, duhet të jetë zyrtar, i përditshëm dhe i fortë deri në sqarimin e një gënjeshtre, nga e cila nis një histori mashtruesi në politikën shqiptare

 

Etiketa: Bashabazelulzim bashamero baze
Pas

Vrapi dhe ecja në këto vende rrezikojnë jetën tuaj; Bëni kujdes dhe ndiqni rezultatet e këtyre studimeve

Para

Video+foto/ ”Po na rripni të gjallë”, emigrantët shqiptarë protestojnë në Greqi: Rama ka 6 vite kryeministër, s’ka ardhur…

Para
Video+foto/ ”Po na rripni të gjallë”, emigrantët shqiptarë protestojnë në Greqi: Rama ka 6 vite kryeministër, s’ka ardhur…

Video+foto/ ''Po na rripni të gjallë", emigrantët shqiptarë protestojnë në Greqi: Rama ka 6 vite kryeministër, s'ka ardhur...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.