00:34 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Mero Baze: “Krahu i djathtë i Bashës sulmon Shkëlzen Berishën” Kundërpërgjigjet Alfred Lela

14:00 | 19/03/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Mero Baze: “Krahu i djathtë i Bashës sulmon Shkëlzen Berishën” Kundërpërgjigjet Alfred Lela

Mero Baze i ka kushtuar një artikull shkrimeve të Alfred Lelës, shkrimet e së cilit janë përqëndruar ndër të tjera edhe tek djali i ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Në artikullin e tij, Baze shprehet se “krahu i djathtë i Bashës ka sulmuar Shkëlzenin, për jetën luksoze të tij dhe grave të tij”.

Baze shkruan se Lela ka bërë një shkrim ku barazon Shkëlzen Berishën me Olsi Ramën, shkrim që nuk dihet si është pritur nga Berisha, njeri i afërt i Bashës.

““Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha, vazhdon të jetë personazh që thirret në skenë. Dhe këtu fillon paradoksi: ai mbetet djali i Berishës, por i ati nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Berisha junior, si target, vazhdon, megjithatë, të jetë i preferuar, po aq sa kur i ati, një politikan i fortë, luftarak, kundërthënës dhe paradigmatik, e udhëhiqte Shqipërinë.”, ka shkruar Lela, përcjell Baze.

Menjëherë pas këtij shkrimi të Mero Bazes, ka reaguar Alfred Lela. Duke u shprehur se ramistët i kanë të preferuara temat me ndarjen/atvrasjen Berisha-Basha, e kryqëzojnë për shkrimet e tij. Ai sqaron se nuk e ka sulmuar Shkëlzen Berishën, por lidhjet e dyshimta të Olsi Ramës.

“Tema e preferuar e ramistëve: diversioni për ndarjen/mospajtimin/atvrasjen/ Basha-Berisha. Më fusin edhe mua aty, medemek, si ‘krahu i djathte i Bashës’, pastaj si ‘sorosian’, e me rradhë. Unë nuk kam sulmuar Shkëlzenin por lidhjen Olsi Rama-Endri Meksi me korporatat.

Shkrimi i Mero Bazes:

Alfred Lela, që njihet si një nga njerëzit më të afërt të Lulzim Bashës, ka bërë një shkrim ku barazon Shkëlzen Berishën me Olsi Ramën.

Ai thumbon Berishën e vogël, duke thënë që ndërsa shqiptarët janë të varfër, tregon jetën luksoze të vetes dhe grave të tij.

“Shkëlzen Berisha, i biri i ish-kryeministrit Berisha, vazhdon të jetë personazh që thirret në skenë. Dhe këtu fillon paradoksi: ai mbetet djali i Berishës, por i ati nuk është më kryeministër i Shqipërisë. Berisha junior, si target, vazhdon, megjithatë, të jetë i preferuar, po aq sa kur i ati, një politikan i fortë, luftarak, kundërthënës dhe paradigmatik, e udhëhiqte Shqipërinë.

Pse kështu? Sepse, socialistët në pushtet, kanë dashur dhe duan ta përdorin Sali dhe Shkëlzen Berishën si scapegoat-s. Nuk jam duke e përdorur për vanitet fjalën e anglishtes por, sepse mendoj se e ilustron më mirë idenë që kam ndërmend të parashtroj. Në mend kam bash një pasazh apso parabolë biblike, atë të ‘një qingji të lëshuar në shkretëtirë pasi kryeprifti hebre i kishte kaluar mbi të, simbolikisht, mëkatet e njerëzve” (Lev. 16).

Në këtë kuptim, Shkëlzeni dhe i ati duhet të marrin, simbolikisht, ‘mëkatet e njerëzve’ (lexo të demokratëve si kundërshtarë politikë) në shkretëtirën e politikës shqiptare. Të kuptohemi: unë nuk mendoj se, Berisha dhe as i biri, janë ‘biblikë’ në kuptimin e pastërtisë që evokon parabola e përdorur këtu. Askush në politikë nuk është i tillë, aq më pak atë shqiptare. Berisha senior ka mëkatet e tij. I riu, sikur asnjë tjetër të mos kishte, i mjafton vaniteti i shpallur në formën e postimeve në Facebook që i shpallin një populli, 50 përqind e të cilit është i varfër, jetën luksoze të vetes dhe grave të tij”, shkruan Lela.

Nuk dihet si e ka pritur këtë shkrim Berisha, nga një njeri i afërt i Bashës.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: akuzaalfred lelamero bazeshkelzen berisha
Pas

Zef Deda dhe nipi kanë Ditën e Emrit, Julian Deda: Çfarë më kërkuan për dhuratë

Para

Bie parashutisti në Plazhin e Vlorës, në gjendje të rëndë në spital

Para
Bie parashutisti në Plazhin e Vlorës, në gjendje të rëndë në spital

Bie parashutisti në Plazhin e Vlorës, në gjendje të rëndë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vatikani zbardh bisedën e Papës me Putinin, ja çfarë i kërkoi Ati i Shenjtë presidentit rus

Arabia Saudite merr masa për të parandaluar vdekjet nga nxehtësia gjatë Haxhit 2025

Rusia sërish mesazh Vuçiçit: Serbia i kupton rreziqet e rënies së armëve të tyre në duart e Kievit

Treni përplas makinën në Gjermani, humb jetën shoferi

Çështja e detit, ministri Hasani flet për “Kathimerinin”: Të vendosur ta zgjidhim, pjesë e një dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv

Kremlini akuza Perëndimit për përfshirje në “sulme terroriste” ndaj civilëve në Rusi

ZYRTARE/ Xhuljo Tabaku rinovon kontratën me Vorën

Protesta në Sofje, kundër anëtarësimit në eurozonë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës së ruminantëve të vegjël në Shqipëri

Milani mbush arkën, shet futbollistin më të mirë të sezonit, thyen edhe transferimin e Kaká

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.